GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Negociatat, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup-Sofje

17:52 - 21/05/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociatat, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup-Sofje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Silva – vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropain – dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, kanë prezantuar të premten në Shkup propozimin e Brukselit, i cili parasheh zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bullgaria bllokoi procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, pasi siç ishte apostrofuar nga Sofja zyrtare, Shkupi nuk përmbushi obligimet e marra nga marrëveshjet për fqinjësi të mirë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e gjuhës si dhe të kaluarën historike.

Silva dhe Varhelyi e kanë shpalosur këtë plan para presidentit maqedonas Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev si dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, propozimi i ofruar nga zyrtarët e lartë të Brukselit, për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, paraqet një bazë të mirë për kapërcimin e pengesave sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në BE, pasi në këtë dokument nuk preket çështja e identitet maqedonas.

“Komisionari Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm portugez sot sollën një projekt-zgjidhje që synon tejkalimin e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë” ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Përderisa mediat bullgare gatë së premtes kanë raportuar se për zyrtarët e lartë të Sofjes mbetet i papranueshëm propozimi i ofruar nga diplomatët e BE-së Varhelyi dhe Sliva.

Siç kanë lajmëruar mediat bullgare, shtyllë parësore e këtij propozimi mbetet që autoritetet e Shkupit të pranojnë se “gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por duke shmangur kërkesën e palës bullgare që të definohet prejardhja e gjuhës maqedonase”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë Svetlan Stoev tha se shteti që përfaqëson ai, nuk ka ndryshuar pozicionet e mëhershme kundrejt vendit fqinj.

“Nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ne parësore mbetet mbajtja e raporteve të mira fqinjësore dhe të merren garancitë e nevojshme për zbatim të marrëveshjeve për fqinjësi të mirë” ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë teknike në Bullgari, Svetlan Stoev.

Në këtë drejtim, Simonida Kacarska, drejtuese e Qendrës për Studime Evropiane ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut duhet ta shohë kontestin me Bullgarinë si proces afatgjatë, pasi bllokimi i procesit mbetet si mundësi në çdo kohë.

Kacarska thotë se pushteti është i detyruar të reflektojë me dozë optimizmi edhe në rastet kur pala bullgare nuk jep sinjale pozitive, pasi, siç thotë ajo, duhet mbajtur në kondicion realizmin e detyrimeve që i ka përcaktuar Brukseli për Maqedoninë e Veriut.

“Klimën e pavolitshme për faktin se Bullgaria ka një Qeveri teknike, autoritetet maqedonase përpiqen ta mbulojnë me dozë optimizmi për faktin se dëshirojnë që të mbajnë në kondicion procesin e realizimit të detyrimeve që na janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian, reformat në gjyqësor, administratë, luftën kundër korrupsionit e tjera”, thotë Kacarska.

Vizitat e diplomatëve të lartë të Brukselit në Sofje dhe Shkup vijnë në vigjilje të takimit të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës që përcakton fillimin e bisedimeve si dhe mbledhjen e parë ndërqeveritare, me çka Maqedonia e Veriut do të niste edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në BE. / REL

Etiketa: Plani i BrukselitShkupSofjeZoran Zaev

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë”, Borrell thirrje BE-së

"Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë", Borrell thirrje BE-së

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com