GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Negociatat në PD/ Bardhi: I keqardhur. Shehi: S’jemi dele

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat në PD/ Bardhi: I keqardhur. Shehi: S’jemi dele
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokratët janë ende të mendimit se duhet gjetur një zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët. Në një prononcim për mediat, deputetët e aleatët dhanë mendimin e tyre një natë pasi negociatat mes PD-së zyrtare të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, u ndërprenë.

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi thotë se nuk ka ndërmend të bashkohet me askënd, pasi nuk e cilëson veten një ‘dele’. Deputeti Gazment Bardhi, që ishte edhe i mandatuari për bisedimet mes dy palëve, u shpreh i keqardhur. Ndërsa deputetja Dhurata Çupi këmbëngul që duhet të gjendet një zgjedhje për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Prononcimet për mediat:

Dashamir Shehi: Ne duam një, mënyrën për ta zgjedhur ta gjejnë. Ne nuk bashkohemi me asnjë pse ça jemi ne dele, me kë do të bashkoheni thotë, me asnjë me veten tonë.

Dhurata Çupi: Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Të gjithë bashkë me një kandidat. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Në vitin 2013 e mbani mend shprehjen të bëhen bashkë të gjithë qelbësirat, ndërsa unë sot bëj thirrje të bëhen bashkë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e këtij vendi për të shpëtuar vendin nga regjimi i Edi Ramës.

Gazment Bardhi: I keqardhur, I keqardhur, faleminderit.

Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama. Por, nuk ndalen me kaq. Sot, në orën 18:00, Bardhi do të mblidhet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar edhe një herë rreth kësaj çështjeje.

Etiketa: BardhiNegociatatPD

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje

Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com