GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nela: Rama, i biri i kryexhelatit. Djemtë e kriminelëve po qeverisin

11:54 - 11/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nela: Rama, i biri i kryexhelatit. Djemtë e kriminelëve po qeverisin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lavdije Nela, bashkëshortja e Havzi Nelas, gjatë një ceremonie përkujtimore me rastin e 35 vjetorit të ekzekutimit të poetit, shprehu shqetësimin se familja e saj nuk ka mundur të marrë drejtësi.

Nela u shpreh se vendi qeveriset nga djali i kryexhelatit, referuar Kryeministrit Edi Rama, babai i të cilit Kristaq Rama, ishte një nga zyrtarët e nomeklaturës komuniste që firmosi dekretin për varjen e poetit Havzi Nela.

“Diktatura enveriste, staliniste, marksiste leniniste gjakpirëse e pamëshirshme për jetën e poetit, për fatin e poetit, për vuajtjet e mia që vazhdojnë akoma edhe kësaj dite sot, që sot jam edhe pa shtëpi, pa rrogë, pa asgjë.

Vetëm falënderoj zotin që kam jetën që më ka dhënë që t’i dëshmoj sot se asnjëherë nuk jam shprehur, se e kam dashur shumë lirinë, demokracinë, kam sakrifikuar rininë time, jetën time dhe sot, 35 vite, jam duke jetuar në vetmi.

Asnjë ndihmë nuk kemi nga askush! Shteti ynë nuk e hap derën! Nuk na pranon. Ne të burgosurit politikë, të përndjekurit, nuk na duan ata. Ne e kemi “damkën e zezë” mu në ballë sepse drejtësia nuk vazhdon ndaj nesh. Kur nuk shkuan kriminelët para drejtësisë, mua, plaga ime, m’u bë e rëndë; të lehtësohej pak sikur të shkonin ata.

Dha urdhër Ramiz Alia, Fehmi Avdiu, Liri Robo, Halim Hoxha kryetar i Gjykatës së Kukësit, Hekuran Isai dhe shumë të tjerë janë me emra e mbiemra e mbi të gjitha ata vazhdojnë, djemtë e tyre…Nuk e di si i lejon parlamenti ynë që është në dorë të Nikollës dhe paraardhësit e saj, si kanë qenë?!

Si i lejon djemtë e kriminelit, të bllokmenëvë, të punojnë sot në Parlament, në qeveri, ministra, kudo?! Në ushtri, shëndetësi, polici e sidomos drejtësinë e kanë kapur djemtë e kriminelëve, ata janë djemtë e kriminelëve prandaj i mban Edi Rama në drejtësi.

Pse nuk na japin drejtësi neve?! Pse nuk i çojnë kriminelët? Pse nuk ua hapin dosjet që djemtë e tyre të mos jenë në parlament, në asnjë vend?! Sidomos për Edi Ramën, kryeministrin tonë shqiptar që e di. Babai i tij kryexhelat dhe shumë të tjerë, djemtë e tyre sot na sundojnë Shqipërinë. Pse, nuk ka Shqipëria djem e vajza, nuk ka burra të mençur?!

Unë nuk e di si e keni ju që jeni në parlament që bëni ligjet e Ramës, ai duhet të japë dorëheqjen! Ai duhet të japë dorëheqjen nga skena publike dhe politike!”, tha ajo.

Etiketa: NelaperkujtimoreRama

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
 Çështja Beleri, zyrtari grek letër komisionerit Varhelyi

Deputeti grek: Çështja Beleri? Penalizim për Shqipërinë në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com