GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra/ GJKKO vendos sot masën ndaj Jonaid Myzyrit, kreu i KPP-së

10:31 - 04/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nën akuzë dhe pezullim nga detyra/ GJKKO vendos sot masën ndaj Jonaid Myzyrit, kreu  i KPP-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas pezullimit nga detyra, Jonaid Myzyri u paraqit këtë të premte në GJKKO.

Gjykata e Posaçme mban seancën për vlerësimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.

Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të cilat do të vlerësohen sot në prezencë të të pandehurit.

  • HETIMET E PROKURIMEVE PUBLIKE

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për prokurimin e vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Fondi për të ishte 219.8 milionë lekë ndërsa dyshimet janë se është favorizuar kompania fituese.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve  të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.

11 të pandehurit:

Jonaid Myzyri
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Mehdi Lala
Ardian Kaza
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit.

Në garën e re aplikuan tre kandidatë, ndërsa emri i Jonaid Myzyri iu dërgua parlamentit së bashku me Kreshnik Tërnovën si kandidatët për një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të Komisionit të Prokurorimit Publik.

Etiketa: GJKKOmasemyzyri

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Edhe origjina përdoret për marketing? Rama: Me gjak jam edhe nga Veriu, kam një gjyshe shkodrane!

Urdhërat e Ramës për shkarkime nëpër Bashki, reagon Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Antikushtetuese!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com