Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka bërë një sqarim publik në lidhje me ngjarjen e djeshme, kur është përballur me një situatë të tensionuar me punonjës të policisë. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në një kafene të vëllait të tij, ku Alimadhi ishte duke diskutuar për fushatën zgjedhore, kur disa persona janë afruar dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papritur.
Alimadhi pohon se një oficer i policisë ka tentuar ta pengojë të largohej nga kafeneja, duke u sjellë me një fjalor të pashembullt dhe duke përdorur dhunë ndaj tij. Ai thekson se gjatë përballjes, është tërhequr zvarrë dhe është goditur me grushta, ndërkohë që është shtruar forcërisht në furgonin e policisë. Alimadhi akuzon një prej punonjësve të policisë se ka përdorur fjalë fyese dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij, duke e kërcënuar dhe provokuar.
Në reagimin e tij, Alimadhi ka kërkuar regjistrime të bisedave dhe ka pohuar se ndonëse është përpjekur të qëndrojë i qetë dhe të shmangë provokimet, ai është ballafaquar me një situatë të papranueshme. Ai ka kërkuar identifikimin e policëve dhe ka kërkuar të zbatohet ligji në mënyrë të duhur. Alimadhi ka theksuar se ngjarja ka qenë një provokim i organizuar dhe ka bërë apel për drejtësi dhe hetime të mëtejshme mbi këtë incident.
Sipas tij, ngjarja nuk është rast i izoluar dhe ka bërë thirrje për të gjitha instancat e drejtësisë që të trajtojnë këtë çështje me seriozitet, duke e konsideruar si një provokim të drejtpërdrejtë ndaj tij dhe partisë që ai drejton. Alimadhi ka falënderuar mbështetësit e tij, përfshirë figura nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë ofruar në këto momente të vështira.
Përfundimisht, Alimadhi ka shprehur besimin se drejtësia do të vihet në vend dhe ka theksuar se nuk do të trembet nga kërcënimet e pushtetit, duke qëndruar besnik ndaj parimeve të tij dhe luftës për lirinë dhe demokracinë.
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është vënë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Në videon e bërë publike nga eksponentë të Partisë Demokratike, duket momenti kur forcat e policisë shoqërojnë 61-vjeçarin që ndodhej në ambientet e një lokali në rrugën e Dibrës.
Zyrtarisht policia sqaroi se Adriatik Alimadhi u shoqërua nga forcat e rendit pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve që kishin shkuar në lokal për të ushtruar kontroll mbi dyshimet se aty mund të ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Reagimi i Alimadhit
Sqarim publik!
Të dashur miq,
dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.
Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.
Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.
Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.
I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit. Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.
Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.
Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.
Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin.
Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku* e m* se do të shkër** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .
Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.
Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte. Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku** e m**.
Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë.
Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.
Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .
Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .
Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë.
Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit.
E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokain e tim vëllait nuk u kostatua kjo.
Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.
Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!
O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.
Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.
Ju falenderoj të gjithëve.
Discussion about this post