GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nën hetim nga SPAK“, Këlliçi: Kryetarja e ‘ligjeve’, Klotilda Bushka bën sekseren e çiftit Veliaj dhe të drejtësisë së re

14:09 - 17/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nën hetim nga SPAK“, Këlliçi: Kryetarja e ‘ligjeve’, Klotilda Bushka bën sekseren e çiftit Veliaj dhe të drejtësisë së re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi gjatë një deklarate shtypi ka akuzuar deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushka si seksere të çiftit Veliaj.

“Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve rezulton tashmë e regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, tha Këlliçi .

“Pra deputetja që drejton Komisionin Parlamentar ku diskutohet çdo akt ligjor që prek reformën në drejtësi, rezulton se ka penguar hetimet e SPAK”, theksoi ndër të tjera ai.

Deklarata:

Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e 5D dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj.
Madje në raportimet e fundit mediatike, shihet qartë se Klotilda Bushka, vihet në rolin e sekseres së çifit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u denoncua pak javë më parë nga emisioni investigativ PLUG në Syri TV, si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv që përfshin çiftin Veliaj dhe shoqatat e kontrolluara prej tyre, me në krye Institutin “Benussi” dhe OJF-të BYL-A dhe SHIZI.
Ditën e djeshme, Ora News, një media tjetër e sulmuar barbarisht nga kryebashkiaku i Tiranës, pasqyroi prova dhe fakte të reja se si Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.
Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka, përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si Telegram, për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën.
Në këto biseda, Bushka i ofron ish kreut të KLGJ Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.
Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’.
Kur, siç shprehet në bisedat e bëra mediatike, Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, ajo vetë pranon edhe se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Bisedat, shkëmbimet dhe tratativat e Bushkës dhe njerëzve të saj me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, nuk janë më shumë se pazare kriminale në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.
Kur sheh këto biseda, në fakt e kupton mjaft qartë se cila është këneta dhe se kush janë zvarranikët, të cilëve shqiptarët duhet t’u heqin vizën njëherë e përgjithmonë më 11 Maj.
Të nderuar qytetarë,
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve rezulton tashmë e regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Pra deputetja që drejton Komisionin Parlamentar ku diskutohet çdo akt ligjor që prek reformën në drejtësi, rezulton se ka penguar hetimet e SPAK:
Duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj;
Duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;
Duke penguar hetimet për të mësuar se kompania guackë e çiftit Veliaj, kishte adresën e shtëpisë së vetë Kryetares së Komisionit të ligjeve;
Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.
Sot Kuvendi i Shqipërisë është në rrezik, sepse Edi Rama ka dhënë mesazhin publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e kreut të organizatës!
Ftojmë çdo qytetar shqiptar, që më 11 maj, t’i japë përgjigjen e merituar kësaj organizate kriminale, që ka marrë peng prej 12 vitesh fatin e shqiptarëve dhe që sot formalisht mban emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

Etiketa: BushkaseksereVeliaj

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
“Prit gomar të mbijë bar”, Rama me fermerët: Kur të hyjmë në BE do të vërshojnë paratë lumë, tani s’ka fonde

“Prit gomar të mbijë bar”, Rama me fermerët: Kur të hyjmë në BE do të vërshojnë paratë lumë, tani s’ka fonde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com