GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nën hetim për korrupsion, Edison Memolla firmos 80 MLN Lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nën hetim për korrupsion, Edison Memolla firmos 80 MLN Lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, ndodhet nën hetim nga SPAK që prej tetorit të vitit të shkuar, kur u mor i pandehur. Por, ndërsa hetohet akuza, për çudi shtohen abuzime të reja. Memolla nuk e vret mendjen fare, vazhdon të zhvillojë tenderë pa garë. Më datë 26 shkurt 2024, kryetari Memolla ka hapur një tender me objekt ‘PROJEKTIM DIGA BASHKIA RROGOZHINE’, ku do të shpenzohen 80 milionë lekë.

Këtë fond prej 80 milionë lekësh, kryetari Memolla kërkon ta ndajë për miqtë e tij. Gara për tenderin është mbyllur më datë  8 mars 2024 dhe deri në atë kohë kishin paraqitur oferta 3 kompani. Gjithsesi, ditën e zhvillimit të tenderit mbeti në garë vetëm firma  HYDROWATER-ALBANIA, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë. Ndërkohë dy firmat e tjera u skualifikuan nga gara pa ndonjë arsye të fortë.

E Mbetur pa asnjë konkurrent përballë, me ofertën 73 milionë lekë, firma  HYDROWATER-ALBANIA nënshkroi kontratën me Bashkinë Rrogozhinë. Për këtë Open Data e ka vlerësuar prokurimin me ‘Flamurin e Kuq’, i cili valëvitet për të theksuar abuzimet e Memollës dhe për të shënjuar riskun e korrupsionit.

Kujtojmë se kryetari Memolla akuzohej edhe për korrupsion gjatë zgjedhjeve. Në mars të këtij viti, SPAK çeli një tjetër çështje penale ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. Krahas akuzës zyrtare për korrupsion në zgjedhje, i zgjedhuri vendor po hetohet për korrupsion me fondet e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Çështja penale ka nisur pas një kallëzimi të opozitës, e cila pretendon se Memolla ka abuzuar me dëmshpërblimet për banorët e prekur nga tërmeti. Nga hetimet e prokurorisë së posaçme, janë ngritur dyshime se Memolla u ka dhënë fonde të afërmve të tij në vlera të konsiderueshme, si dhe ka dhënë dëmshpërblime dy herë për të njëjtën banesë të dëmtuar nga tërmeti. Për momentin prokurorët e SPAK janë duke sekuestruar dokumentet dhe kanë nisur marrjen në pyetjeve të personave që mund të japin informacion në lidhje me këtë çështje.

Sipas ligjit, për zyrtarët e dyshuar për korrupsion zhvillohet edhe hetim pasuror, ndaj edhe pasuritë e Memollës, janë duke kaluar në sitën e prokurorëve të posaçëm.

Këta të fundit janë duke hetuar edhe rreth aktiviteti të një të afërmi të kryebashkiakut, i cili dyshohet të jetë përfshirë në krim të organizuar në Itali dhe që dyshohet se ka pastruar para në Shqipëri. Aktualisht, Edison Memolla është duke u përballur me Gjykatën e Posaçme me akuzat për korrupsion në zgjidhje. Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues. Të pandehur për korrupsion bashkë me kryebashkiakun janë edhe 3 persona të tjerë.

Pra, po të shohësh problemet e rreshtuara më sipër, këto tenderat Memolla i ka si kafe mëngjesi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimkorrupsionMemollatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Lamtumirë viza! Kosova nga 1 Janari lëviz lirshëm në zonën Shengen

BE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse s'themelon Asociacionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro
Aktualitet

“Mos i bëni nënat me lot!” E moshuara u drejtohet policëve: Dilni të parët në protestë, mos e shisni veten për 2500 euro

13:02 - 22/10/26

Një e moshuar, pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj...

Lexo më shumë
Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com