GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna amerikane denoncon në Malin e Zi rrëmbimin e fëmijës nga ish-bashkëshorti, ka kaluar ilegalisht në Shqipëri

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna amerikane denoncon në Malin e Zi rrëmbimin e fëmijës nga ish-bashkëshorti, ka kaluar ilegalisht në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

htetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi për të katërtin vit, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës.

Shannon Lyn tha për portalin Primorski në Malin e Zi se mëngjesin e 14 gushtit është informuar nga Ambasada Amerikane në Podgoricë se Thomas Hollenbeck në Ambasadën Amerikane në Tiranë ka kërkuar që të bëhet një pasaportë për fëmijën e tyre Zynlee Ryan.

“Në Mal të Zi janë duke vazhduar procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e të miturës Zynlea Ryan. Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar. Vitin e kaluar, në shtator, gjykata e lejoi Tomasin të shihte vajzën tonë dy herë në javë, të martën dhe të premten nga ora 16-21. Këtë të drejtë ai filloi ta përdorte vetëm në qershor të këtij viti. Ka ndodhur që ai është vonuar, por ka deklaruar se këto janë arsye objektive, bllokim trafiku. Deri mbrëmë ka informuar gjithmonë me telefon. Mirëpo, mbrëmë kur nuk e solli fëmijën, e thirra, por telefoni ishte i fikur. Gjatë natës pas orës 22:00, shkova në Qendrën e Sigurimit të Tivarit dhe raportova se fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se mos e kishte rrëmbyer. Fatkeqësisht, kjo u konfirmua sot në mëngjes”, tha Shannon Lyn për Primorski Portal.

Sipas Shannon Lyn, Ambasada Amerikane në Tiranë u konfirmoi kolegëve të tyre në Podgoricë se e kishin parë fëmijën dhe se ajo dukej mirë fizikisht.

Gjithnjë sipas nënës së vajzës, Ambasada e SHBA në Podgoricë përcolli raportimin e gjithçkaje në polici dhe Interpol.

Shannon Lyn pretendon se Interpolit i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi.

Në deklaratën e saj në polici, në të cilën portali Primorski arriti të marrë informacion, Shannon Lyn deklaroi se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa krime.

Nga SHBA, Shannon Lyn u shpërngul me fëmijët e saj në Mal të Zi, Tivar, katër vjet më parë.

gijotina.com/

Etiketa: Denoncimkujdestariarrembim

Lajme të lidhura

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Para
Shkolla, rënia e një “miti” kombëtar

Shkolla, rënia e një "miti" kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!
Aktualitet

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Arrestoni Ramën!

11:25 - 20/10/26

Gjatë marshimit, pedagogët kanë bërë thirrje se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com