GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e 3 fëmijëve prej një jave e zhdukur në Tropojë, dyshohet për krim në familje

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Tjetër shpërthim me lëndë plasëse në banesë, këtë herë në Tropojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tropojës dhe ajo e Kosovës vijojnë kërkimet për gjetjen e 48-vjeçares Nadire Shpata nga fshati Bujan, e cila rezulton prej rreth një jave e zhdukur, pasi dyshohet se është larguar më 22 Korrik nga banesa dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se pas kësaj zhdukje qëndron një ngjarje e rëndë kriminale.

Dy ditë më parë, Policia njoftoi arrestimin e bashkëshortit të saj, Ismet Shpata, 58 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Dyshohet se ai ka lidhje dhe me zhdukjen e bashkëshortes. Një nga pistat ku po heton Policia është se 48-vjeçarja mund të jetë larguar nga banesa, pas dhunës sistematike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Po ashtu, pistat e tjera janë dhe se ajo mund t’i ketë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvrarë, apo të jetë vrarë nga persona të tjerë dhe të jetë zhdukur më pas trupi.

E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Për gjetjen e 48-vjeçares, Policia e Tropojes është duke bashkëpunuar me kolegët e tyre në Kosovë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë drejtuar drejt Gjakovës.

 

Etiketa: Krimnenezhdukur

Lajme të lidhura

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit
Aktualitet

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Para
Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies!

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26

Të paktën 12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë. Ministria...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com