GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nëna e vrarë, nusja e përdalë dhe dora e “Adamit” në debatin publik

16:02 - 03/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e vrarë, nusja e përdalë dhe dora e “Adamit” në debatin publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Zylyftar Bregu

Therja e Fatmira Dedajt ishtë mbase episodi më mizor në të gjithë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Për nga mënyra se si ishte realizuar, ishte akt burracak. Por edhe më shenjuesi sa i përket koklavitjes së krimit të organizuar me strukturat që paguhen për ta luftuar atë. Masakrimi i gruas së pafajshme ishte aq mizor, sa edhe të penduarin që kishte kryer disa ekzekutime, e kishte “zënë gjaku” kur kishin therrur Fatmirën. Historia, për të cilën ne jemi informuar si vrasje me qëllim grabitjen paska qenë shumë rrënqethëse.

Zemra e nënës e coptuar nga vrasja e djalit të saj, ka kryer hetime dhe e ka gjetur kush është autori. Por nuk vepron si ai që i ka vrarë djalin. E identifikon, e nuk paguan për ta vrarë, siç bëri autori. Shkon tek prokurori që heton vrasjen e djalit të saj. I tregon autorin dhe i kërkon ta kapë, ndalojë, arrestojë e ta dënojë autorin.

Prokurori që sigurisht e di, se cili është autori, bezdiset nga lutjes e nënës, edhe pse janë lutjet e zemrës së nënës.  Siç duket bezdinë ja shkaktojnë dy rrethana. Rrethana e parë, sepse nëna e di autorin që i ka vrarë djalin. Së dyti nga guximi i saj. Jo vetëm që e di, por po këmbëngulë (prokurori konsideron presion trokitjen e nënës në portën rrethuese të prokurorisë) që të arrestojë autorin. Prokurori zgjedh se me cilin duhet ta ndajë shqetësimin për bezdinë e Fatimrës, pikërisht me vrasësin e djalit të saj. Prokurori është “porositësi” i ekzekutimit të Fatmirës, edhe pse ai thjesht ka përcjellë bezdinë, mbase si një akt heroizmi, për t’i treguar miqve se po i qëndron presionit të saj për të vepruar.

Në një organizatë kriminale gara është për të demostruar përkushtim dhe mizori. Autori që ka vrarë djalin, urdhëron masakrimin edhe të nënës së tij, Fatmirës. Paguan plot 40 mijë Euro.

Por, episodi më mizor i rrëfimit të të penduarit kaloi me vëmendjen e një serie të një telenovele turke.

Opinioni publik nuk ka mësuar ende, kush është prokurori (ose prokurorët) që hetonin vrasjen e djalit të Fatmira Dedajt? Po oficeri i Policisë Gjyqësore. Cila është karriera dhe fati i tyre? A ka nisur ndonjë hetim administrativ ndaj tyre? Cila është akuza e ngritur në rastin e vrasjes së Fatmira Dedajt? Po prokurori që ka hetuar këtë krim?

Janë pyetje të domodsohme kur një i penduar ka treguar një pjesë të episodit. Gazetaria, sidomos gazetaria e thelluar nuk mjaftohet vetëm në citimin e atyre që ka thënë i penduari. Mbase i penduari ka gënjyer. Prandaj media bën konfrontimin, ballafaqimin, vërtetimin, analizën e dëshmisë së tij.

Siç duket edhe në debatin publik vepron “dora e fshehtë” e Adam Smithit që vepron në ekonomi.

Për të mos prishur për herë të dytë qetësinë e strukturave të drejtësisë, drama, tragjedia duhej rivalizuar me komedi.

Përderisa mizoria kishte në qendër një grua, duhej të gjendej një grua. Mizoria kriminale mund të zëvendësohej me tërmetin e moralit, të nderit.

Nusja nga Librazhdi, që tradhëtoi burrin që e kishte të tillë vetëm në dokumenta, e bëri opinionin publik të ndërronte kanal. Të braktiste fatkeqen Fatmira për të parë një tjetër fatkeqe në krevat me jaranin.

Dhjetra faqe për të diskutuar mbi atë që ka bërë një 20 vjeçare në Librazhd , qindra orë debat, diskutim, lumenj komentesh në oqeanin dixhital.

Vetëm se vështirë të gjesh ndonjë syresh që ka një përgjigje të saktë për pyetjen; Cili është interesi publik për tradhëtinë e një nuseje 20-vjeçare që edhe aktin nuk e kishte në publik, por në krevatin e saj.

Media klasifikohet në qëndrimin që mban ndaj ngjarjeve. Media serioze ka lindur dhe angazhohet për zhvillimet që kanë interes për publikun. Mediat tabloide kërkojnë kryesisht ngjarje interesante për publikun.

Etiketa: AdamitDebatidorakryesore2nenanusjaperdalepublikvrare

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Operacion ndërkombëtar, kokainë, para e dokumente false “fundoset” grupi kriminal që vepronte nga SHBA, në BE e Kosovë, 46 të arrestuar

Raporti i Policisë së Shtetit: Në 2021-in u arrestuan 28 punonjës policie më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com