GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut

12:40 - 25/06/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio… Operacioni 2 700 € te privati”/ Si mashtroheshin pacientët nga mjekët e Onkologjikut

Mjeku Edmond Gashi, nën arrest shtëpie

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e zbuluar për disa nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, ngjarje për të cilën janë lëshuar edhe 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, kryesisht për personelin e këtij spitali.

Hetimet kanë zbuluar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.

Në dosjen hetimore, zbulohet biseda mes dy personave, të cilët diskutojnë në lidhje me faktin që në spitalin shtetëror mashtrohet me radha fiktive, në mënyrë që pacientët të drejtohen nga spitali shtetëror.

Pjesë nga dosja:

Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 biseda ka qenë si më poshtë vijon:

Silvana: He moj Flutura si ke qënë?

Flutura vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.

Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë.

Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.

Silvana: S’ka radhë fare, por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.

Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.

“Nëna është mirë, por ka nevojë për kimio”

Një dëshmi e administruar në dosjen hetimore, tregon sesi një pacient orientohet të kryejë procedurat e vizitës mjekësore në klinikën private të një prej mjekëve që punonte te Onkologjiku.

Edhe pse aty i thuhet se analizat dalin mirë, sugjerohet që të kryejë kimio.

“Pasi kanë bërë vizitat mjekësore të nënës së tij fillimisht në spitalin e Burrelit, ka rezultuar se dyshohej për sëmundje të keqe, e kanë orientuar drejt Onkologjikut në QSUT pasi iu është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këto lloj sëmundjesh. E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qenë duke pritur në radhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në radhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij, Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhe në fund të çdo gjëje do të flisnin me Emiljanon.

Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqësor të nënës dhe ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjendja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij ‘Megis’, pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna gjame nuk priste”, thuhet në dosjen hetimore.

Më tej në dosje sqarohet se: Atë ditë nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr në telefon Emiljano që pasi i prezantohet pasi paraprakisht kanë shkëmbyer numrat e telefonit me vëllain dhe nusen, i thotë se ka dalë përgjigja e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.

Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro, por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore. Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigja ishte e mirë, nuk ishte tumor i keq dhe s’kishte më nevojë për diçka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio.

Në atë moment i ka thënë ‘po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigja është ok’. I ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që ka thënë jo për kimiot) dhe është larguar’”.

“Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel”, thuhet më tej në dosje.

Në dosje zbardhet edhe paligjshmëria me shitjen e ilaçeve të spitalit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, sqarohet më tej në dosje.

Lexo edhe:

Skandali në QSUNT/ Pacientët me kancer nuk mjekoheshin, por detyroheshin të shkonin të privati – 7 masa sigurie

“Rrezatimi 20 herë më i lartë”, si zv/drejtoresha e QSUNT-së ‘mbyti’ skandalin e aparaturës së kobaltit – Dosja

Dosja e “Onkologjikut”/ “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht!

“5 operacione kap dhe pastaj në Maldive”, zbardhet biseda e mjekëve të Onkologjikut

Etiketa: Edmond GashiKryesore1MegisOnkologjikuQSUT

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shqeu traun e doganës në Qafë Thanë, procedohet 31-vjeçari

Shqeu traun e doganës në Qafë Thanë, procedohet 31-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com