GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nëna i nxiti të vrisnin babanë”, vëllai i Pëllumb Metës: Nipi i madh është i dhunshëm…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nëna i nxiti të vrisnin babanë”, vëllai i Pëllumb Metës: Nipi i madh është i dhunshëm…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 10 shkurt në shtëpinë e familjes Meta në Shënavlash (Durrës) ndodhi një krim i tmerrshëm ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, u mbështoll me qese dhe u gropos brenda kasolles së bagëtive. Krimi u zbulua 12 ditë më vonë nga policia.

Zhvarrosja e tij mbrëmjen e 22 shkurtit nga policia pak metra larg banesës ka qenë një moment shokues për Ramazanin, vëllain e Pëllumbit i cili për ditë me radhë ka kërkuar një shenjë të të vëllait të zhdukur.

“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera”, tha vëllai i viktimës Ramazan Meta.

Sipas të afërmve të Pëllumb Metës, pretendimet për dhunë që kanë ngritur bashkëshortja dhe fëmijët e tij pas krimit nuk qëndrojë. Ata kërkojnë thellim të hetimeve dhe ndëshkimin e kujdo që ka ideuar krimin.

“Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë, por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”, tha ai.

Sipas familjarëve të Pëllumb Metës, bashkëshortja e tij Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj.

Ndërsa për fëmijët ata shprehen se kanë qenë të qetë përveç djalit të madh Hysenit, i cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike. /TCH/

Etiketa: Kryesore1pellumb metaVrasja

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
Shpërthim me eksploziv në Durrës, ja kujt iu vendos (Emri)

Shpërthim me eksploziv në Durrës, ja kujt iu vendos (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com