GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna lehonë në burg, vjehrra e moshuara prek me apelin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna lehonë në burg, vjehrra e moshuara prek me apelin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E përlotur nga lodhja dhe dëshpërimi, Zyfe Bahçja kërkon që nusja lehonë të kthehet pranë foshnjes e cila ka vetëm pak ditë që ka lindur. Rasti i paprecedentë në drejtësinë shqiptare ku nëna është e ndarë nga foshnja vetëm 8 ditëshe për t’u çuar në qelitë e burgut 313 ka sjellë një situatë dramatike në familjen Bahçja në Drisht të Postribës në Shkodër.

Gjyshja thotë se foshnja ka nevojë për gjirin dhe ngrohtësinë e nënës dhe i lutet organeve të drejtësisë të vënë dorën në zemër.

Gazetarja: Zonjë, sot jeni e detyruar të ribëheni nënë. Sa e vështirë është për ju kjo situatë, kjo gjendje?

Zyfe Bahçja: Është e vështirë sepse jam e lodhur vetë, se nuk përtoj. Nuk përton njeri t’i bëjë hysmet fëmijës së tij. Dua të më sjellin nusen, kërkesë tjetër nuk kam.

Babai i foshnjes, Nazmi Bahçja thotë që kërkon që gruaja të kthehet në familje pasi për të është shumë e vështirë të mbajë familjen dhe të kujdeset për fëmijën e po ashtu t’i gjendet pranë gruas e cila është edhe ajo në gjendje të vështirë.

 “Shumë vështirë për Zotin, plus ça ka vuajtur e dhimbja që ka, edhe këtu vuajtja shumë e madhe.”

Diana Bahçja u arrestua 8 ditë pasi lindi djalin e saj, pasi një gjobë e papaguar për të cilën nuk kishte dijeni, iu konvertua në 50 ditë heqje lirie. Avokatët kërkojnë që dënimi të kryhet pasi fëmija të mbushë 1 vjeç ndërsa kërkojnë pezullimin e urdhërit për lirimin e nënës. Nga ana tjetër ka patur një sensibilizim të qytetarëve të Shkodrës për të paguar gjobën prej 250 mijë lekësh të reja, por edhe për të ofruar qumësht dhe pelena për Nelidionin e vogël.

Etiketa: Diana Bahçjanena lehoneshkdoer

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
18 raste të reja me Covid, 3 në spital

Bilanci i Covid, 11 raste të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com