GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastruesja dhe djali i saj vjedhin 120 mijë euro në një banesë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pastruesja dhe djali i saj vjedhin 120 mijë euro në një banesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënë e bir janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vjedhjen e një shume në total rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet, ku gruaja punonte si sanitare.

Policia bëri me dije në një njoftim zyrtar se të dyshuarit janë zbuluar pas një hetimi me metoda speciale proaktive. Autorët janë 49-vjeçarja, Rozeta Dobi (nëna) dhe 23-vjeçari Havier Dobi (djali), të dy banues në Tiranë.

Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ka qenë e punësuar në këtë familje, ndërsa aktualisht ishte shkëputur nga puna.

Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarve, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi me metoda speciale proaktive.

Vodhën në një banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, vihen në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese dhe djali i saj.

Sekuestrohen mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i provave të siguruara falë një pune të mirëfilltë hetimore, trejavore, të realizuar me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimebaneseKryesore1Vjedhje

Lajme të lidhura

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”
Aktualitet

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë
Aktualitet

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Para
Kejvina dhe Mikela e “djegin” natën latine, bëjnë twerk në “BBV”

Kejvina dhe Mikela e “djegin” natën latine, bëjnë twerk në "BBV"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar përkohësisht...

Lexo më shumë
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 22/10/26
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com