GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nënës së re shqiptare i rrëmbejnë foshnjen e porsalindur në maternitet, arrestohet 45-vjeçarja në Greqi

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënës së re shqiptare i rrëmbejnë foshnjen e porsalindur në maternitet, arrestohet 45-vjeçarja në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 28-vjeçare shqiptare është bërë pjesë e një situate të frikshme vetëm pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në maternitetin shtetëror në Athinë.

Një grua greke, 45-vjeçare i ka rrëmbyer foshnjën e saj nga krevati gjatë natës, kur ajo dhe stafi i spitalit ishin duke fjetur.

Siç shkruan gazeta greke Protothema, rrëmbyesja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë të moshës 4 dhe 10 vjeç dhe kishte muaj që kishte ideuar planin se do të merrte një fëmijë nga materniteti dhe ta çonte në shtëpi. Fati i keq qëlloi të ishte i vajzës shqiptare, e cila ndodhej në shtratin pranë derës në një dhomë në katin e pare te maternitetit.

Mediat raportojnë se gruaja e kishte abortuar fëmijën e saj të tretë kur ishte dy muajshe shtatzanë, por e kishte të mbajtur të fshehtë për 7 muaj të tjerë. Gjate kesaj kohe, gruaja greke e kishte gënjyer bashkëshortin me analiza të rreme dhe në realizimin e qëllimit të saj e “ndihmoi” edhe trupi i shëndoshë.

Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja me origjinë shqiptare, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në orën 10.30 të mëngjesit dhe mamitë i kishin sjellë pranë vajzën e porsalindur.

“Në orën 4.45 të mëngjesit, mamia kishte rënë në gjumë. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin bosh pranë 28-vjeçares dhe konstatoi mungesën e fëmijës. E panikosur, ajo bërtiti dhe doli në korridorin e maternitetit. Kur konfirmoi se një nga mamitë e tjera nuk e kishte marrë foshnjën për t’u kujdesur për të, ajo ngriti alarmin”, shkruan gazeta greke.

Mësohet se gjatë kësaj kohe, 45-vjeçarja kishte mbërritur në shtëpinë e saj dhe i kishte “prezantuar” bashkëshortit fëmijën si të tyren, me justifikimin se kishte lindur urgjentisht me operacion në spital dhe se kishte ikur prej aty se nuk donte të rrinte më

Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares.

45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.

Lajme të lidhura

Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut
Aktualitet

Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut

18:10 - 06/10/26
AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!
Aktualitet

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

17:48 - 06/10/26
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Para
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 3 raste të reja me COVID-19

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Rritet numri i të shtruarve në Infektiv, 274 raste të reja dhe asnjë humbje jete

TË FUNDIT

Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut
Aktualitet

Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut

18:10 - 06/10/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformës Territoriale,...

Lexo më shumë
AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

17:48 - 06/10/26
Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

17:28 - 06/10/26
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com