GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nënkryetari i PD: Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur, por të zemëruar

09:43 - 11/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënkryetari i PD: Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur, por të zemëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u shpreh sot se deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nuk ishin të dehur dje në parlament, por të zemëruar.

Reagimi i tij erdhi pas debatit në seancën plenare mes Palokës, Leskaj dhe kryeministrit Edi Rama, teksa dy deputetët e PD i shkuan pranë vendit ku ishte ulur kryeministri.

Boçi shkruan më tej se ata ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.

Shkaktar sipas tij ishte Rama dhe mori përgjigjen që meritonte pas fyerjeve ndaj opozitës.

POSTIMI I PLOTË

Nuk ishin të dehur, ishin të zemëruar

Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama.
Aspak!
Ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.
Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkool.
Ballafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.
Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës.
Pse habitet Rama?
A e di ai se çfarë urrejtje vlon për të në ambientet përtej parlamentit, në të cilat reagimi i Palokës dhe Leskajt do dukej si përkëdhelje?!!!!

Dhe pse shan kaq shumë Rama?
Shan, se i shari të shan – thotë populli!
Shan, sepse kërkon, pa pasur turp nga turpi, të mbulojë ngjarjet korruptive!
Shan, sepse brenda tij ka një dëshirë perverse të shahet nga të tjerët!
Shan, sepse sharjen e ka aleaten e vetë më besnike.
Por përgjigjen e mori siç e meritonte,
Me të njëjtën monedhë!
E mori në proporcion të drejtë me ato që kishte vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me radhë.
E meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cenuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijtë.
Zemërimi i Palokës dhe Leskajt nuk ishte zemërim i çastit dhe as i vetes së tyre.
Ai është shprehje në një formë ndryshe e zemërimit mbarëpopullor që do derdhet nesër shesheve të Tiranës.

Etiketa: LeskajpalokaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard
KRYESORE

Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard

21:33 - 22/03/26
Berisha mbyll protestën e PD: Herën tjetër Rama nuk do gjejë vrimë miu
Breaking Views

Berisha mbyll protestën e PD: Herën tjetër Rama nuk do gjejë vrimë miu

21:13 - 22/03/26
Para
E ardhmja e Icardit, Presidenti i Gallatasaray kërkon blerjen e kartonit të tij

E ardhmja e Icardit, Presidenti i Gallatasaray kërkon blerjen e kartonit të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Mars 2026

07:35 - 23/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2026

07:32 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com