GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nënkryetarja e KQZ: 93 votues të transferuar në Himarë pas dekretimit të zgjedhjeve, të hetohet

16:42 - 03/08/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënkryetarja e KQZ: 93 votues të transferuar në Himarë pas dekretimit të zgjedhjeve, të hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Listës së zgjedhësve në Himarë i janë shtuar 311 votues të rinj të cilët janë transferuar me banim nga bashkitë e tjera. Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku shifra është dyshuese, çka është konfirmuar sipas saj dhe nga Drejtoria e Gjendjes Civile. Pelinku thotë se do të kërkojë hetim të mëtejshëm për këtë.

“Siç duket në pamje të parë është evidente, 1/3 e 311, pra 93 zgjedhës të spostuar vetëm në 4 ditët e fundit është një indicie shumë e fortë për të kuptuar që kjo është bërë në funksion të procesit zgjedhor. Por, ligjërisht kjo është diçka që kërkon hetim të mëtejshëm dhe KQZ, unë në cilësinë e nënkomisionerit do të kërkoj informacion të mëtejshëm. Përgjigja që kemi marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme konfirmon këto dyshime. Them konfirmon sepse nëse kemi 311 të spostuar nga lista e fundit e prillit 2023 – korrik 2024, 93 janë spostuar vetëm në harkun kohor të pesë ditëve, nga data 5 korrik, pra nga data e daljes së dekretit, në datën 10 korrik, datë e cila ka qenë e fundit e mundshme ligjërisht për t’u miratuar kërkesa për transferim”, tha Pelinku për A2 CNN.

I vetmi shqetësim që lidhet me këto zgjedhje për numrin 2 të KQZ janë operatorët e identifikimit elektronik.

“Lidhur me procesin aktual duhet thënë që e kishim pritshmërinë që do të hasnim në një vështirësi të shtuar kjo si pasojë edhe e sezonit në të cilën ndodh, një periudhë në raport me procesin zgjedhor e papërshtatshmja dhe duhet thënë që falë një angazhimi, si të thuash, duke qenë se ishte në fokus vetëm bashkia Himarë, ka pasur një angazhim të shtuar për sa i takon gjetjes së operatorëve dhe deri në momentin që flasim mund të themi që çdo qendër votimi është e mbuluar me operatorë. Mund të ngelet gjithnjë rreziku që në moment të fundit, në orën 06:00 apo 06:30, orar në të cilën operatori duhet të paraqitet, të kemi tërheqje, e cila na pamundëson zëvendësimin duke pasur parasysh që Komisioni i Qendrës së Votimit në orën 07.00 duhet të çelë procesin”, tha ajo.

Etiketa: Kryesore1zgjedhjet ne Himare

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Para
Ambasadori Ferizi replikon me “The Sun” për artikullin mbi kapjen e armëve nga SPAK

Ambasadori Ferizi replikon me “The Sun” për artikullin mbi kapjen e armëve nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com