GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nënshkruhet marrëveshja mes MASR dhe ambasadës Italiane, Kushi: Projekti pilot edukativ antikorrupsion

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, e cila ka për qëllim promovimin e përbashkët të një projekti pilot edukativ me modul antikorrupsionin.

Ky projekt pilot do të nisë shtatorin e ardhshëm dhe do të zbatohet në katër shkolla të mesme ku mësohet edhe gjuha italiane, dhe do të ketë në fokus mbështetjen e nxënësve për krijimin e kulturës së ligjit dhe qytetarisë së përgjegjshme aktive.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Evis Kushi foli për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje dhe misionin kryesor të MASR në sistemin arsimor

“Edhe unë jam shumë e nderuar sot që kemi mundësinë të nënshkruajmë këtë marrëveshje për një projekt pilot edukativ me modul antikorrupsionin. Në fakt, misioni kryesor në shkollat tona, në të gjithë sistemin tonë arsimor, është që t’i pajisim nxënësit me njohuri dhe aftësi që nesër të bëhen jo vetëm profesionistë të mirë, punonjës të suksesshëm, por edhe qytetarë të denjë. Për këtë arsye, në shkolla tona ne përpiqemi që t’i edukojmë me vlerat më të mira njerëzore, me vlerat më të mira të qytetarisë dhe demokracisë. Sa më shpejt, në moshë të hershme t’i edukojmë këto vlera tek nxënësit tanë, aq më shumë shanse do të kemi që nesër të jetë vërtetë ata qytetarët e denjë për një shoqëri të shëndetshme”.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se:

“Deri më sot, ne në fakt i kemi në kurrikulat shkollore lëndë të tilla, siç është lënda e qytetarisë, por edhe lëndë të tjera, ku përfshihen njohuritë e luftës kundër korrupsionit dhe vlerave më të mira të shoqërisë, por jam e bindur që ky projekt dhe ky modul i ri do të japë një kontribut shtesë. Italia, si një partner strategjik i Shqipërisë në shumë fusha, natyrisht edhe në fushën e edukimit, na jep një mbështetje të jashtëzakonshme, por sidomos në rrugën e integrimit drejt BE. Ne duhet të fuqizojmë jo vetëm institucionet tona, por natyrisht edhe shoqëria duhet të përshtatet me vlerat më të mira demokratike dhe njerëzore”.

Etiketa: Evis Kushikurikula shkolloreMASR

Lajme të lidhura

Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Pse ka rritje të rasteve me covid-19 në vendet e vaksinuara?

Britani/ Të gjithë mbi 18 vjeç mund të vaksinohen ndaj Covid19

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com