GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nënshkruhet marrëveshja në fushën e veterinarisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënshkruhet marrëveshja në fushën e veterinarisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare është nënshkruar një tjetër marrëveshje në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” që parashikon bashkëpunim në fushën e veterinarisë. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë. Krifca deklaroi se me anë të kësaj marrëveshje njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.

Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur. Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve”, tha ministrja.

Ajo u shpreh se në vitin 2022 është parashikuar buxheti më i madh i mbështetjes për programin e zhvillimit rural që ka për qëllim daljen në tregun ndërkombëtar me një cilësi të shtuar.

“Në vitin 2022 kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes për programin e zhvillimit rural. Qëllimi është rritja e konkurrencës që të dalin në treg me konkurrent. Tregu ndërkombëtar kërkon rritje të cilësisë. Marrëveshja është e rëndësishme në aspektin e sigurisë ushqimore. Mbështetja do të kryhet edhe për investimet që rrisin jo vetëm kapacitetet por edhe standardet”, deklaroi ministrja.

Etiketa: ballkanin perendimormarreveshjanenshkruhet

Lajme të lidhura

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Para
“Ka një javë që s’vjen në shtëpi”, i moshuari denoncon zhdukjen e djalit

“Ka një javë që s’vjen në shtëpi”, i moshuari denoncon zhdukjen e djalit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën...

Lexo më shumë
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com