GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nëntori po afron, Mikel Çullhaj gati të ngjitet në ring për fitore

13:09 - 27/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëntori po afron, Mikel Çullhaj gati të ngjitet në ring për fitore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mikel Çullhaj po bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Boksieri nga Tirana do të ngjitet në ring më 18 nëntor për ndeshjen e tretë si profesionist në një eveniment të madh që do të mbahet në kryeqytet. 26-vjeçari, kampion i shumëfishtë në Shqipëri, si dhe pjesë e Kombëtares, prej më shumë se një viti është fokusuar tërësisht në boksin profesionist, ndërsa tashmë kërkon edhe suksesin e tretë në duelin e tij të radhës.

Disa javë para sfidës, Mikel Çullhaj flet për këtë përballje.

“Aktualisht jam në pritje të ndeshjes së 18 nëntorit. Bëhet fjalë për një event madhështor, ndërsa për mua do të jetë dueli i tretë në boksin profesionist. Gjatë këtyre ditëve pritet të zyrtarizohet edhe emri i kundërshtarit”, deklaron fillimisht Çullhaj, i cili më pas rrëfen përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të karrierës:

“Po stërvitem intensivisht me nga dy seanca stërvitore në ditë, fazë përgatitore, të cilën po e zhvilloj me trajnerin Sead Bushati që prej datës 1 tetor. Kërkoj fitore për të t’u ngjitur edhe më shumë në karrierë, pasi synimi im është i qartë, që të prek majat si profesionist”.

Boksieri nga Tirana e mbyll prononcimin e tij, duke u shprehur mirënjohjen promotorëve që po e mbështesin në këtë rrugëtim: “Me këtë rast dua të falënderoj sponsorin tim kryesor që është Rigers Qefalija, për të gjithë mbështetjen e madhe që më jep në çdo aspekt. Gjithashtu një falënderim shkon edhe për ‘Maestro Figaro 1966’, një tjetër sponsor që më ka përkrahur”.

Mikel Çullhaj pas duelit të 18 nëntorit pritet që të zhvillojë një tjetër ndeshje në fundvit, sërish në Tiranë.

 

 

 

Etiketa: cullhajring

Lajme të lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Para
Sulmet me raketa mbi dy qytete egjiptiane, Kajro: Mund të përgjigjemi

Sulmet me raketa mbi dy qytete egjiptiane, Kajro: Mund të përgjigjemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com