GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Nëse do të udhëtoni me avion, shmangni këto 8 veshje dhe aksesorë

12:52 - 18/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nëse do të udhëtoni me avion, shmangni këto 8 veshje dhe aksesorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht nëse jeni duke zgjedhur një veshje për një fluturim të shkurtër apo për një distancë të gjatë, është e rëndësishme që të ndiheni rehat dhe në të njëjtën kohë të qëndroni “larg telasheve”. Më poshtë gjeni disa këshilla për t’i bërë udhëtimet tuaja sa më të rehatshme. Fluturim të mbarë!

1. Parfumi

Teksa fluturoni, do të jeni në një zonë të vogël, por të mbushur plot. Shmangni parfumet e rënda për hir të bashkëudhëtarëve tuaj.

2. Rrobat e ngushta

Shmangni rrobat e ngushta, veçanërisht nëse fluturimi juaj është më i gjatë se 4 orë. Njerëzit në një fluturim në distanca të gjata rrezikojnë nga DVT (tromboza e venave të thella). DVT është një mpiksje gjaku që formohet në një venë të thellë, zakonisht në këmbë. Për ta parandaluar dhe për t’u ndjerë më rehat, vishni diçka më komode.

3. Objekte/aksesorë të tepërt dhe/ose të komplikuar

Tualetet në avionë janë të vogla. Nëse keni veshur një jumpsuit, do ta keni të vështirë të përpiqeni ta hiqni atë. Në vend të kësaj, vishni diçka që nuk ka të ngjarë të shkaktojë vështirësi në këtë hapësirë të vogël. Rrobat me shumë kopsa dhe zinxhirë nuk do ta bëjnë përvojën tuaj të fluturimit më të rehatshmen e mundshme.

4. Rroba ose bizhuteri që përmbajnë metal

Nuk është për t’u habitur që këpucët me zbukurime të mëdha metalike ose bizhuteritë me metal mund të ngadalësojnë përparimin tuaj përmes sigurisë. Ajo që është e papritur është rasti kur disa bluza mund të kenë fije metalike të thurura në to. Ndërsa mund t’i hiqni lehtësisht këpucët nëse është e nevojshme, heqja e një bluze të tillë mund të jetë pak më e vështirë, më e sikletshme.

5. Rrobat e verës

Edhe kur jeni duke fluturuar në një vend të ngrohtë dhe tundoheni të zgjidhni një veshje verore për fluturimin tuaj, mos harroni se temperatura në aeroplan mund të jetë çuditërisht e ftohtë.

6. Lentet e kontaktit

Në një avion, lagështia mesatare mund të arrijë deri në 20%, gjë që do t’i bëjë lentet tuaja të thahen dhe të shkaktojnë acarim në sy. Nëse keni një fluturim të gjatë, rekomandohet që t’i hiqni lentet, veçanërisht nëse do të flini.

7. Takat e larta

Siguria e aeroportit do t’ju kërkojë të hiqni këpucët. Jo vetëm që pjesa e takës mund të përdoret potencialisht për të ruajtur sende të ndaluara, por shpesh këpucët me takë kanë një bazë metalike, që do të ndezë alarmin. Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë zbathur në dyshemenë e aeroportit. Për më tepër, këmbët tuaja mund të fryhen gjatë fluturimit, kështu që këpucët e ngushta duhet të shmangen. Edhe një herë: Vishni diçka të rehatshme.

8. Bluza me tekst fyes

Ka njerëz që u është ndaluar të vazhdojnë fluturimin për shkak të mënyrës së veshjes. Arsyet mund të jenë të shumëfishta: Shumë dekolte,  bluzë me shkrim ofendues, këmbë të zhveshura etj. Edhe pse disa nga këto vendime janë të diskutueshme, përpiquni të qëndroni të arsyeshëm kur zgjidhni veshjen tuaj./Smarter Travel

Etiketa: aksesoreavionFashionudhetimveshje

Lajme të lidhura

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Sabri Fejzullahu ka urimin më të bukur për nusen e tij: Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë! Lulja jonë!

Sabri Fejzullahu ka urimin më të bukur për nusen e tij: Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë! Lulja jonë!

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com