GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nëse reagojmë si normalë, nuk e mundim dot një të çmendur si Rama

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku – Ajo çka po ndodh në Shqipëri, më sjell ndërmend një rrëfenjë të hershme në një mbretëri.

-Madhëri, ka ndodhur një fatkeqësi e madhe, shkon dhe i flet një nga këshilltarët e tij.

-Çfarë ka ngjarë, e pyet mbreti.

-Njerëzit e mbretërisë suaj janë çmendur.

-Përse, kërkon të dijë më tej mbreti.

-Kanë pirë ujë diku dhe nuk dimë si t’i bëjmë derman kësaj ndodhie ku janë çmendur të gjithë.

Pasi mendohet pak sekonda mbreti pyet:

-Ka më nga ai uji?

-Po, thotë oborrtari!

-Epo, ç’pret. Na sill të pimë dhe ne të gjithë nga një gotë, se ndryshe nuk ia dalim!

Dhe… pinë nga i njëjti burim. U çmendën të gjithë dhe u morën vesh mirë.

Edi Rama nuk i ka pasur ndonjëherë mirë rrethanat me shëndetin mendor. Dalja publike e disa kartelave mjekësore, nuk është vetëm një histori spitalore. Por askush nuk ua ka vënë veshin këtyre të dhënave serioze dhe sot Edi Rama është prej 10 vitesh kryeministër bashkë me legjendën e kartelave të tij.

Dhuna, asgjësimi i institucioneve, marrja e vendimeve sipas oreksit, shpërfillja e gjykatave, urdhërimi i prokurorive, sjellja legene e kupolës së policisë nën këmbët e tij, zaptimi i çdo agjencie, e ka bërë vendin një çmendine ku pyetet vetëm ai dhe krisjet e tij. Oborrtarët e tij qeveritarë e bashkiakë i kanë vënë syrin pasurimit e plaçkitjes, duke majmur veten dhe horrnajën rreth tyre.

Dosjet në SPAK janë komedi e zezë me gjithë përpjekjen e kësaj strukture për të lënë diku shenjë pune.

KM del shpesh si një “vrasës” me pagesë i paarrestuar. Ka dy ministra në qeli, Tahirin për drogëzimin e vendit, Kokën për plehërimin e vendit, në pritje t’u shtohet Ahmetaj zëvendëskryeministri i Ramës, apo Agaçi, Balla  Gjiknuri, Xhaçka e Veliaj. Ka gjysmën e bashkiakëve ku kryeson Veliaj, dhe po aq, gjysmën e qeverisë të pandehur e të burgosur. Është vetë në proces hetimi në SHBA për punët e shkathëta me ish-drejtorin e kundërzbulimit Charles McGonigal.

Agjenti na del se ka bredhur në adresa ku Rama ka pasur dijeni. Së paku dy janë bërë publike. Ka vajtur te botuesi i Ora News, Ylli Ndroqi e ka kërkuar qindra mijë euro për histori vizash e non-gratash. Edhe botuesi Hysenbelliu konfirmoi vizitën dhe kërkesën e agjentit të bashkëhetuar me Ramën për të rregulluar punët për vizë amerikane. Nuk duhet ende nëse e ka dërguar Rama te Topi, Klani, Vizioni apo te Zamiri (Scan), ABC Devolli, duke mbajtur kështu dhunshëm kontroll mbi linjën editoriale të medieve. Dje u rikthye të marrë dy godina te biznesmenit Hysenbelliu, pa njoftim, pa vendim gjykate, me urdhër telefonik si shpesh-herë. Sekuestro me VKM është këmbëshkelja e Kushtetutës. Kjo ndodh me të pabindurit sepse me bishtkrehurit është shend e verë.

Raporti i DASH, i sapodalë javën e shkuar, fliste me emra për veprimet abuzive të Ramës ndaj biznesmenëve dhe medieve. Njëherësh, si asnjëherë tjetër në raport, flitej për çështje konkrete, për dosjen e inceneratorëve. Raporti shkruante se janë zhdukur mbi 270 milionë euro. Kjo është një nga gjetjet që e ka riçmendur Ramën. Kryeministri vepron me qeverinë, biznesin dhe drejtësinë si një kompani private ku ai është pronari. Njëlloj ka vepruar e do të veprojë me zgjedhjet. Ai është nën ankthin e marrjes i pandehur në SHBA dhe kjo e ka nxjerrë përfundimisht nga binarët. Nuk riformatohet më ky individ. Marrëzia e sjelljes është problem i tij, ndërsa mënyra se si duhet ndaluar, është problemi ynë.

Është çmenduri e tepruar të mendosh se duke kryer akte, reagime normale, të përgjegjshme, ligjore, ndalon çmendurinë e veprimeve të Edi Ramës. Çmenduria e babëzia e tij kanë përzënë mbi 900.000 shqiptarë dhe tani është duke i dhënë dorën e fundit. Është momenti i asaj gotës se ujit. Duhet domosdoshmërisht një çmenduri opozitare apo më fort mbarëshqiptare, për të ndaluar me çdo kusht anormalin pa mjekim.

Kundër Edi Ramës, në kohën e tij ekstreme, duhen veprime ekstreme.

Kundër tij duhet të çmendemi, nëse nuk duam të asgjësohemi. Një gotë ujë për të gjithë…

Etiketa: Basir CollakuEdi Rama

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
EMRI/ Kush është shoferi që ndërroi jetë në aksidentin me kamion

EMRI/ Kush është shoferi që ndërroi jetë në aksidentin me kamion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com