GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:40 - 21/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës.

Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i drejtoreshës së ZVA-së, pas një postimi të bërë në Facebook nga bashkëshortja e tij, gjithashtu mësuese në të njëjtën zonë.

Postimi në fjalë, i cili ishte një shpërndarje e një njoftimi zyrtar nga vetë zyra arsimore, kishte të bënte me ndarjen e kompetencave dhe theksonte se zyra arsimore duhet të merret me drejtuesit e shkollave, jo me disiplinimin e mësuesve. Ky koment, sipas çiftit Alfredaj, ka qenë “shkëndija” që ndezi një konflikt të hershëm institucional. “Gruaja ime ka qenë më parë drejtoreshë e Zyrës së Kadastrës dhe ka pasur përplasje me kryetarin e bashkisë. Ne besojmë se ai ka ndikuar mbi drejtoreshën aktuale të ZVA-së për të ushtruar presion ndaj nesh,” – shprehet Alfredaj. Ai shton se konflikti ka vite që zvarritet dhe ka marrë edhe rrugë ligjore.

Sipas Alfredajt, çifti ka bërë dy kallëzime për shpërdorim detyre ndaj drejtoreshës së ZVA-së, por Prokuroria e Tropojës ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Ndryshe ka vepruar gjykata, e cila ka urdhëruar regjistrimin e çështjes dhe fillimin e procedimeve penale.

“Gjykata na ka dhënë të drejtë, por presioni ndaj nesh vetëm sa është rritur. Jemi në stres të vazhdueshëm. Kam shtatë fëmijë, jam mësues mjeshtër dhe nuk po na lënë të punojmë të qetë,” – thotë mësuesi i indinjuar.

Elsi Basha, djali i drejtoreshës dhe njëkohësisht punonjës i OSHEE-së në Tropojë, ka telefonuar Alfredajn dhe e ka ftuar për një “kafe burrash”. Në bisedën e regjistruar nga vetë mësuesi, Basha dëgjohet të thotë se “nuk merret me gratë”, por i kërkon Alfredajt të takohet deri në orën 18:00, përndryshe “nuk mban përgjegjësi për çfarë ndodh më pas”.
Gazetarët kanë kërkuar një prononcim nga drejtoresha e ZVA-së, e cila ka mohuar të ketë dijeni për veprimet e të birit. E pyetur nëse është shqetësuar nga postimet në rrjetet sociale, ajo ka refuzuar të komentojë më tej dhe është larguar nga intervista, duke thënë: “Nuk ju jap më përgjigje për asgjë, largohuni.”

Gazetarët më pas kanë kërkuar Elsi Bashën në ambientet e OSHEE-së në Tropojë, ku kolegët e tij kanë thënë se ai ishte larguar për arsye familjare. Edhe pas njoftimit se gazetarët ndodheshin në zyrë, ai nuk është kthyer më dhe ka bllokuar numrin e gazetares në telefon./Emisioni “Fiks Fare”

Lajme të lidhura

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit
Breaking Views

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia
Breaking Views

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Para
Britania vendos trupa në Gaza – lëvizje për paqe apo presion nga SHBA?

Britania vendos trupa në Gaza – lëvizje për paqe apo presion nga SHBA?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26

Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper...

Lexo më shumë
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

22:03 - 15/02/26
DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

20:52 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com