GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nesër “beteja” në selinë blu, reagimi i fortë i dy ambasadave

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesër “beteja” në selinë blu, reagimi i fortë i dy ambasadave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë para “betejës” që do të zhvillohet në selinë blu, me mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga Berisha, ka ardhur një reagim i fortë i dy ambasadave Gjermane dhe Amerikane.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përcjellë një mesazh të fortë për partitë politike në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Zingraf ka lajmëruar se partitë politike duhet që t’i zgjidhin pa konflikte mosmarrëveshjet e tyre. Sipas kryediplomatit gjerman, të gjithë janë në monitorim nga ndërkombëtarët, që po ndjekin çdo lëvizje tyren.

“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme. Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre. Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore,”- thekson Zingraf.

Kohët e fundit, duket se Partia Socialiste ka rënë në qetësi, ndërsa demokratët “ziejnë”. Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

Ndërsa Ambasada Amerikane duke e konsideruar një tubim, Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha, dhe paralajmëron që mos të krijohen trazira.

“Një tubim politik ka qenë i njoftuar për të marrë vendin duke filluar në ora 10:00 11 dhjetor tha në Shqipëri stadiumin e ajrit në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Etiketa: aMBASADAKryesore1kuvendPD

Lajme të lidhura

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Breaking Views

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës
Aktualitet

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Para
Një ditë para kuvendit, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha në 2 konferenca për shtyp

Një ditë para kuvendit, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha në 2 konferenca për shtyp

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26

Një prej pjesëmarrësve në protestë si çdo ditë ka qenë edhe analisti Fatos Lubonja. Në ditën 48-të të protestës, nga...

Lexo më shumë
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26
Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

Protestuesja merret nga policia para Kryeministrisë, e paqartë arsyeja e ndërhyrjes

20:09 - 17/07/26
Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

Shpërbëhet parlamenti izraelit, më 27 tetor do zhvillohen zgjedhjet e reja

19:55 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com