GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nesër shpresa e fundit – Precedentët që tregojnë se Veliaj do të mbetet në qeli

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i Tiranës, ndodhet në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë në 8 korrik, i cili mund të përcaktojë fatin e masës së tij të arrestit. Ndërkohë, ai po përballet me një sërë goditjesh nga Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste, duke sinjalizuar një izolim të thellë politik.

Pak ditë më parë, Rama u ka thënë socialistëve se “nuk dihet si do të shkojë kjo punë” lidhur me procesin e masës së arrestit për Veliajn. Paralelisht, ai ka intensifikuar izolimin e tij politik duke caktuar disa ministra të marrin përsipër drejtimin e bashkisë. Kjo lë të kuptohet se Veliaj ka mbetur vetëm formalisht në detyrë, duke dërguar një sinjal të qartë tek gjykatësit se nuk gëzon më mbrojtje politike.

Veliaj ka kërkuar vazhdimisht zbutjen e masës së arrestit në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Nga bisedat e publikuara prej përgjimeve të SPAK në qeli, ai dëgjohej të shprehte shpresën se vendimi i Gjykatës së Lartë do të ishte përcaktues.

Megjithatë, përveç sinjalit të dukshëm të braktisjes nga Rama, shpresat për Veliajn janë zbehur edhe më tej nga përbërja e trupit gjykues që do të shqyrtojë çështjen e tij këtë të martë. Sipas një analize të Lapsi.al, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masat e arrestit të marra nga shkallët më të ulëta për politikanë të lartë si Veliaj. Në trupin gjykues, relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi, e cila njihet për vendimet e saj të mëparshme në GJKKO, ku ka treguar një linjë të ashpër ndaj kërkesave për zbutjen e masave të arrestit për figura të larta.

Vlen të theksohet se znj. Boksi ka qenë pjesë e trupit gjykues që la në fuqi arrestin e Ilir Metës dhe hodhi poshtë kërkesën për zbutjen e burgimit me arrest në shtëpi për ish-ministrin Lefter Koka, duke argumentuar në të dyja rastet se interesi publik dhe ruajtja e procedurës ligjore janë mbi ndikimin politik dhe pretendimet personale. Kjo praktikë e konsoliduar e dy prej tre gjyqtarëve të panelit sugjeron se do të jetë e vështirë për ta të ndryshojnë qëndrim në rastin e Veliajt.

Shpresa e vetme e mbetur për Veliajn duket se ka qenë presioni mediatiko-politik. Për këtë arsye, njerëz pranë tij kanë angazhuar dy studio lobuese ndërkombëtare, britaniken “Mishcon de Reya LLP” dhe amerikanen “Kasoëitz LLP”, të cilat kanë publikuar një raport ku pretendohet se Veliaj mbahet në burg në mënyrë të padrejtë, duke shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë, ky presion duket i pamjaftueshëm pa mbështetjen politike të Ramës, i cili duket se e ka braktisur ish-“delfinin” e tij. Heqja e kompetencave nga bashkia, eliminimi i besnikëve të tij dhe sinjalet e fundit nga kryeministri tregojnë se Veliaj ndodhet i vetëm përballë drejtësisë, me shpresa gjithnjë e më të pakta për një vendim të favorshëm nga Gjykata e Lartë.

Etiketa: Erion VeliajGjykata e LarteVeliaj

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Para
Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me “Mektrin Motors”, dy tendera brenda ditës!

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me “Mektrin Motors”, dy tendera brenda ditës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:42 - 04/11/26

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë një mot me alternime kthjellimesh...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com