GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nesër zgjedhje në 14 komuna të Malit të Zi, cilat janë partitë rivale për të marrë pushtetin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër zgjedhje në 14 komuna të Malit të Zi, cilat janë partitë rivale për të marrë pushtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën, do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike. Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndërkohë, të premten vonë, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes është iniciuar nga kryeministri Abazoviq, duke thënë se “ministrat nuk duhet të përfaqësojnë partinë politike të presidentit Gjukanoviq, por qëndrimet e Qeverisë.”Në të njëjtën kohë, në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, që bojkotuan seancën, parlamenti nuk zgjodhi katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi kërkohej një shumicë prej 54 votave. Nga 14 komuna, që dalin të dielën në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion.

Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac. /Voa/

Etiketa: Mali i ZipushtetZgjedhje

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Itinerari i Lear Kurtit, nga shoqërimi në polici tek humbja e jetës

Itinerari i Lear Kurtit, nga shoqërimi në polici tek humbja e jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26

Tirana është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë vitit kalendarik 2026 në Kategorinë Superiore. Bardheblutë kanë regjistruar një...

Lexo më shumë
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com