GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Netanjahu: Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Netanjahu: Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën se ai i përsëriti Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken kundërshtimin e Izraelit ndaj një marrëveshjeje bërthamore të mundshme me Iranin. Kryeministri e shprehu këtë qëndrim, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se nuk do të ishte kundër arritjes së një marrëveshjeje me perëndimin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se një marrëveshje bërthamore me Iranin nuk do të frenonte programin bërthamor të republikës islamike dhe do t’i jepte Teheranit të ardhura të mëdha që mund t’i përdorë për të mbështetur grupet militante që kundërshtojnë Izraelin.

Duke folur në një takim të kabinetit të tij, zoti Netanjahu tha se këtë qëndrim ia ka bërë të qartë edhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken gjatë një bisede telefonike të enjten.

“Gjatë bisedës e theksova qëndrimin tonë të vazhdueshëm, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, nuk do të ndalonte programin bërthamor të Iranit dhe thjesht do t’i mundësonte Teheranit që t’u dërgonte shuma të mëdha parash organizatave terroriste që veprojnë me sponsorizimin e tij në Lindjen e Mesme dhe përreth kufijve të Izraelit”, tha kryeministri izraelit, Netanjahu.

Paralajmërimi i kryeministrit Netanjahu u bë ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khaemeni tha të dielën se një marrëveshje me Perëndimin mbi programin bërthamor të Teheranit ishte i mundur nëse infrastruktura bërthamore e vendit do të mbetej e paprekur.

Irani dhe perëndimi patën arritur një marrëveshje në vitin 2015, por tre vjet më vonë presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump doli nga pakti dhe rivendosi sanksionet që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Iranit.

Uashingtoni dhe Teherani iu rikthyen bisedimeve përmes palëve të tjera për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore, por ato kanë ngecur që nga shtatori, pasi të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për kërkesa të paarsyeshme.

“Nuk ka asgjë të keqe të arrihet marrëveshje me Perëndimin, por infrastruktura e industrisë sonë bërthamore nuk duhet të preket”, tha zoti Khamenei të dielen, sipas mediave shtetërore iraniane.

Izraeli e konsideron Iranin si armikun e tij më të madh, duke përmendur thirrjet e Teheranit për shkatërrimin e Izraelit dhe mbështetjen e tij për grupet militante anti-izraelite në të gjithë rajonin.

“Gjatë bisedës me Sekretarin Blinken theksova se Izraeli nuk do t’i bindet asnjë marrëveshjeje me Iranin. Me ose pa marrëveshje, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin e Izraelit”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Tel Avivi gjithashtu e akuzon Iranin për përpjekje për të zhvilluar një bombë bërthamore, por kjo është një akuzë që Irani e mohon.

“Akuzat se Teherani kërkon armë bërthamore janë gënjeshtra dhe ata e dinë këtë. Ne nuk duam armë bërthamore për shkak të besimit tonë fetar. Përndryshe Perëndimi nuk do të ishte në gjendje ta ndalonte një gjë të tillë”, tha udhëheqësi suprem iranian, Khamenei.

Zoti Khamenei ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore përfshirë edhe programin bërthamor. Ai tha se autoritetet bërthamore të Iranit duhet të vazhdojnë të punojnë me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, por pa iu “nënshtruar kërkesave të tepruara të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore”./VOA

Etiketa: IzraelNetanjahu

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
“Armiku i betuar” i Perez kërkon të marrë në ekip asin e klubit

“Armiku i betuar” i Perez kërkon të marrë në ekip asin e klubit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com