GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Netanyahu i vendosur: Thellojmë operacionin në Gaza

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Po e thellojmë operacionin në qytetin e Gazës dhe përreth tij. Ne shkatërrojmë terroristët, terroristët Nuhba që patën rol kyç në masakrën e 7 tetorit.”

Me këto fjalë kryeministri Benjamin Netanyahu e nisi deklaratën e tij para medias, duke deklaruar se Izraeli po e ‘thellonte’ operacionin në Gaza, ndërsa ushtria kreu sulme në qendrën më të madhe urbane të qytetit, ku qindra mijëra palestinezë po kërkojnë strehim.

“Po shkatërrojmë infrastrukturat e terrorit, po shkatërrojmë kullat e terrorit të inkriminuara dhe kemi ngritur një zonë tjetër humanitare për të lejuar popullsinë civile në Gaza të largohet në një vend të sigurt dhe të marrë ndihmëhumanitare atje. Rreth 100,000 njerëz janë larguar nga Gaza deri më tani.

Hamasi po përpiqet të bëjë gjithçka që ata të mos largohen, në mënyrë që të qëndrojnë atje dhe të veprojnë si një mburojë njerëzore për të”, tha Netanyahu.

Edhe pse Izraelin e ka vënë në qendër të kritikave botërore, por edhe të qytetarëve të tij, Netanyahu e bëri të qartë se në ekuacionin që ka përballë, mbi gjithçka do të zgjedhë vetëm fitoren.

“Nëse më duhet të zgjedh midis fitores ndaj armiqve tanë dhe propagandës negative kundër nesh, unë zgjedh fitoren ndaj armiqve tanë dhe jo të kundërtën: nuk dua artikuj kur jemi të mundur nga armiqtë tanë, por artikuj pozitivë lavdërues në mediat botërore. Unë zgjedh fitoren”, tha mes të tjerash Netanyahu.

Më herët Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar, u tha gazetarëve në Jerusalem se lufta mund të mbaronte menjëherë nëse Hamasi do të lironte pengjet e mbetura që mbaheshin në Gaza dhe do të lironte armët.

Në përgjigje, zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, i tha Reuters se nuk do të lëshonte armët, por do të lironte të gjithë pengjet nëse Izraeli do të pranonte të përfundonte luftën dhe të tërhiqte forcat e tij nga Gaza, një qëndrim që ka qenë prej kohësh qëndrimi i grupit militant palestinez.

Etiketa: Benjamin NetanyahuGazaIzraelNetanyahu

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tashmë është kthyer tek ironitë ndaj pedagogëve dhe studentëve, pas kërcënimeve...

Lexo më shumë
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com