GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Netanyahu prezanton planin e Trump para kabinetit: Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë

20:45 - 01/10/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Netanyahu prezanton planin e Trump para kabinetit: Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbrojtur planin 20-pikësh të paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump për rajonin e Gazës, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ministrat e tij.

Në një mbledhje, disa orë pas kthimit nga Uashingtoni, Netanyahu theksoi se koordinimi me Shtetet e Bashkuara është më i afërt nga sa mendohet, sipas tre zyrtarëve izraelitë të informuar për takimin, raportoi CNN.

Ai vuri në pah dy pika kyçe që shkaktojnë debat, mundësinë e njohjes së një shteti palestinez dhe çarmatimin e Hamasit.

Netanyahu e përshkroi formulimin për shtetin palestinez si të paqartë dhe theksoi përjashtimin e Autoritetit Palestinez nga procesi, duke sqaruar se Këshilli i Paqes, i udhëhequr nga SHBA-ja, do të mbikëqyrë çarmatimin e Gazës, me pjesëmarrjen e Izraelit.

Megjithatë ministrat, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë kritikuan ashpër planin.

Ben Gvir e cilësoi atë plot me boshllëqe dhe një kërcënim për sigurinë e Izraelit, ndërsa Smotrich e quajti një dështim diplomatik që rrezikon të përfundojë me lot.

Një nga shqetësimet kryesore mbetet mungesa e detajeve të qarta mbi mënyrën e çarmatimit të Hamasit, ku vetëm vëzhgues të pavarur do të monitorojnë procesin, duke shtuar pasiguri në radhët e qeverisë izraelite.

Netanyahu po përpiqet të qetësojë situatën duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe duke kërkuar unitet për sfidat që po sjell ky plan.

Lajme të lidhura

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com