GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Netët e leximit të dramës shqipe” vjen në edicionin e tij të katërt nga “Teatri Kombëtar”

08:59 - 22/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Netët e leximit të dramës shqipe” vjen në edicionin e tij të katërt nga “Teatri Kombëtar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur mbrëmë edicioni i katërt i festivalit të leximit të dramës shqipe në “Teatrin Kombëtar” me leximin e veprës, “Kujtime të plagosura” të shkrimtares Diana Çuli.

Kjo dramë erdhi e lexuar dhe interpretuar me shumë mjeshtëri nga aktorët e njohur të teatrit si: Luli Bitri, Dritan Boriçi, Olta Daku, Ligoraq Riza, Dori Çaushi, Andia Xhunga, Genti Deçka, Myzafer Zifla, Luli Hoxha, Donald Shehu, Besmir Bitraku dhe nën mbikëqyrjen e regjisorit të teatrit Hervin Çuli.

Subjekti i dramës bën fjalë dhe zhvillohet në një restorant rustik buzë Vjosës ku poetja Ada Ristani dhe bashkëshorti i saj kanë ftuar miq të vjetër, por që jetojnë jashtë Shqipërisë, për të festuar takimin e tyre pas shumë vitesh. Malli, kujtimet, ndjeshmëria ndaj natyrës së veçantë po e mbushin këtë mbrëmje me shumë çaste të bukura. Por, dikush troket në derë, dikush që pas pak do të shpallë se ka ardhur me qëllimin për të zbuluar një histori të dikurshme, të dhimbshme, tragjike. Dhe ngjarja e ndodhur dekada më parë fillon e ringjallet përmes atyre që ata thonë, përmes pyetjeve të rënda, përmes rrëfimeve të çuditshme, përmes lëngatës që përjeton e zonja e lokalit, Gjena.

Dhe Vjosa aty pranë uturin e trishtuar për ato që dëgjon…

Në edicionin e katërt të konkursit “Netët e leximit të dramës shqipe”  janë përzgjedhur për t’u lexuar veprat: “Djali me fytyrë zogu” Arian Krasniqi, “Muslimani” Enver Petrovci, “Departamenti i ëndrrave” Jeton Neziraj, “Pallati i ëndrrave” Altin Basha, “Pahitik në ëndërr” Xabir Ahmeti, “Prefekti” (Rikoncpetim” Besim Levonja, “Mea Culpa” Diana Çuli dhe “Duke pritur Gobon” Armand Bora. Pas suksesit që pati më herët me edicionet e tjera, ky teatër vendosi të risjell edhe njëherë tjetër këtë festival në edicionin e tij të katërt.

Sipas Teatrit Kombëtar, veprat më të mira të edicionit të katërt gjithashtu do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022.

Etiketa: Teatri Kombetar

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Gjendet i braktisur automjeti pa targa në Shkopet

Gjendet i braktisur automjeti pa targa në Shkopet

TË FUNDIT

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)
Breaking Views

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

Lexo më shumë
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

11:33 - 15/03/26
Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com