GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘New York Times’ për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit

15:06 - 31/05/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
‘New York Times’ për tensionet në Kosovë: Aleati i Putinit kundër Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u plagosën këtë javë në veri të Kosovës, kur një pjesë e popullsisë serbe u përlesh me forcat paqeruajtëse të NATO-s, gjë që shkaktoi frikën e një përshkallëzimi më të madh të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shkruan gazeta amerikane “New York Times”, e cila pas lidhjeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç me grupin kriminal të Veljko Belivukut, tani po merret me ngjarjet në Kosovë.

Siç konstaton artikulli i NYT, Amerika dënoi në mënyrë të papritur sjelljen e Prishtinës zyrtare dhe bëri thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm. Në ndërkohë, dy palët në konflikt e shfrytëzuan momentin kur vëmendja e aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, SHBA-së dhe BE-së, është përqendruar në luftën në Ukrainë, për të çuar në kaos të ri, ndërsa Serbia merr mbështetjen e Rusisë zyrtare.

Dhuna erdhi pasi qeveria shqiptare e Kosovës dërgoi forca sigurie të armatosura rëndë për të marrë kontrollin e këshillit komunal të qytetit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti përplasjet “të papranueshme” dhe tha se 700 trupa rezervë janë dislokuar në Kosovë për të ndihmuar misionin paqeruajtës atje, i cili përfshin edhe 3,800 trupa para konfliktit në Zveçan. Në përgjigje të dhunës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij se ai e kishte vendosur ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Si filloi dhuna?

Përleshjet e fundit janë përqendruar në katër komunat veriore në kufi me Serbinë, ku jeton shumica e popullsisë serbe të Kosovës.

Ata që e konsiderojnë kryeqytetin serb Beogradin si kryeqytetin e tyre të vërtetë organizuan protesta për t’i rezistuar integrimit me Kosovën.

Bojkoti i zgjedhjeve lokale muajin e kaluar u realizua nga Lista Serbe në Kosovë. Në një deklaratë të publikuar në Facebook disa ditë para zgjedhjeve, lista zgjedhore e cilësoi procesin si “jodemokratik” dhe u kërkoi serbëve të qëndrojnë në shtëpi në ditën e votimit.

Për të siguruar që shqiptarët etnikë që fituan zgjedhjet e fundit për kryetar të komunave do ta merrnin detyrën, Qeveria e Kosovës dërgoi forca të armatosura të sigurisë në zonë javën e kaluar, një veprim që u dënua jashtëzakonisht ashpër nga Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor ndërkombëtar i Kosovës.

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken akuzoi udhëheqjen shqiptare të Kosovës për “përshkallëzimin e tensioneve në veri dhe rritjen e destabilitetit”, shkruan NYT.

Etiketa: KosovaNew York Times

Lajme të lidhura

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
Aktualitet

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Para
Kështu edhe njëherë tjetër KPP po bëhet palë me institucionet që abuzojnë me tenderët.

Tenderi për banjot e Lali Erit 400 milionë lekë, KPP s'pranon denoncimin: "Erdhi para afatit"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com