GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“New York Times”: Si shpërtheu konflikti Izrael-Palestinë pas disa viteve qetësi?

10:31 - 16/05/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
“New York Times”: Si shpërtheu konflikti Izrael-Palestinë pas disa viteve qetësi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëzetë e shtatë ditë përpara hedhjes së raketës së parë në Gaza këtë javë, një patrullë e policisë izraelite shkoi në xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, ku largoi palestinezët dhe eci nëpër oborr duke prerë kabllotë e altropalantëve që mundësonin lutjet për besimtarët nga katër minaret e xhamisë. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 13 prillit, dita që përkonte me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit që është edhe Dita Përkujtimore në Izrael, që nderon të gjithë ata që kanë vdekur duke luftuar për vendin. Presidenti i Izraelit ishte duke mbajtur një fjalim në Murin Perëndimor, një vend i shenjtë hebre, dhe zyrtarët kishin një shqetësim se mund të kishte një sulm ndaj tij, prandaj hynë në xhami. Pas sulmit, 6 zyrtarë të xhamisë e deklaruan por asnjë reagim nuk pati nga policia izraelite.

Por ky sulm, në një nga vendet më të shenjta për besimtarët myslimanë ishte një nga veprimet që shkaktuan nisjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që ka nën zotërim rripin e Gazës.

“Kjo ishte pika e kthesës. Veprimet e tyre do të bënin që situata të përkeqësohej”, tha Shejh Ekrima Sabri, myftiu i madh i Jeruzalemit.

Konflikti mes dy vendeve nisi me një ritëm më të shpejtë nga çfarë pritej. Dhuna është më e rëndë nga e gjithë viteve, ndërsa incidentet nuk vazhdojnë vetëm në Gaza dhe Izrael, ku janë vrarë të paktën 139 njerëz në Gaza dhe 8 në Izrael, por vazhdojnë vala e sulmeve në qytetet me popullsi edhe hebre edhe palestineze.

Kriza erdhi teksa qeveria izraelite po luftonte për mbijetesën e saj, ndërsa Hamasi, të cilin Izraeli e quan një grup terrorist, po kërkonte të zgjeronte rolin e tij brenda Palestinës.

Historia e konfliktit Izrael-Palestinë

Kanë kaluar 7 vite nga lufta e vitit 2014 dhe 16 vite që nga kryengritja më e madhe palestineze. Që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi ambasadën atje, nuk ka patur më trazira. Nuk pati protesta pas normalizimit të marrëdhënieve të katër vendeve arabe me Izraelin.

“Dy muaj më parë, Ushtria Izraelite tha se priste një sulm të tillë. Në njoftimet private, zyrtarët ushtarakë thanë se kërcënimi më i madh për Izraelin ishte 1000 milje larg në Iran, ose përtej kufirit verior në Liban. Kur diplomatët u takuan në mars me dy gjeneralët që mbikëqyrnin aspektet administrative të çështjeve ushtarake izraelite në Gaza dhe Bregun perëndimor, panë një relaksim në lidhje me mundësinë e një dhune të konsiderueshme dhe festimin e një periudhe të zgjatur të qetësisë relative”, tha një diplomat i vjetër i huaj, i cili kërkoi të mbetet anonim,e. në mënyrë që të mundë të flasë lirshëm.

Shumica e fraksioneve kryesore palestineze, përfshirë Hamasin, po shihnin zgjedhjet legjislative palestineze, të planifikuara për në mars, të parat në 15 vite si mundësi për vendin.

Dhe në Gaza, ku bllokada izraelite ka kontribuar në një normë papunësie prej rreth 50%, popullariteti i Hamasit po zvogëlohej, ndërsa palestinezët flisnin gjithnjë e më shumë për nevojën për t’i dhënë përparësi ekonomisë mbi luftën. Hamasi filloi të zhvendosej në prill.

Lutjet në Al Aqsa, për natën e parë të Ramazanit, më 13 prill, ndodhën ndërsa presidenti izraelit, Reuven Rivlin, po mbante fjalimin e tij aty pranë. “Udhëheqësit e xhamisë, e cila mbikëqyret nga qeveria jordaneze, kishin refuzuar kërkesën e Izraelit për të shmangur transmetimin e lutjeve gjatë fjalimit të Presidentit, duke e parë kërkesën si mosrespektim”, tha një oficer i çështjeve publike në xhami. Kështu që, atë natë policia bastisi xhaminë dhe shkëputi altoparlantët.

“Padyshim, ishte e qartë për ne që policia izraelite donte të përdhoste xhaminë Aqsa dhe muajin e shenjtë të Ramazanit”, tha Shejh Sabri.

Por ky incident nuk u la vetëm. Menjëherë policia kërkoi të mbyllte një shesh jashtë Portës së Damaskut, një nga hyrjet kryesore të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, pikërisht aty ku mblidhen palestinezët e rinj gjatë muajit të Ramazanit. Një zëdhënës i policisë, Micky Rosenfeld, tha se sheshi ishte i mbyllur për të parandaluar krijimin e turmave të mëdha të rrezikshme dhe për të hequr dorë nga mundësia e dhunës. Por, për palestinezët kjo ishte një fyerje tjetër, gjë që çoi në protesta, të cilat u shoqëruan me përplasje mes policisë dhe të rinjve, që përpiqeshin të lironin sheshin. Vendimin për të bllokuar sheshin palestinezët e shihnin si diskriminim, që e kishin ndjerë gjatë gjithë jetës së tyre.

“Kjo bëri të ndiheshim sikur ata po përpiqeshin të eliminonin praninë tonë nga qyteti. Ne e ndjemë të nevojshme të ngriheshim dhe të tregonim se jemi këtu”, tha Maje dal-Qeimari, një 27-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor.

Në atë javë, përplasjet në Portën e Damaskut nisën dhe me pasoja. të rinjtë palestinezë filluan të sulmonin hebrenjtë, gjë që çoi shpejt në hakmarrje të organizatave hebraike. Më 21 prill, vetëm një javë pas sulmit të policisë në xhami, disa qindra anëtarë të një grupi ekstrem të djathtë hebre, Lehava, marshuan nëpër Jeruzalemin Qendror, duke brohoritur “Vdekje për arabët” dhe duke sulmuar kalimtarët palestinezë. Një grup hebrenjsh u filmua duke sulmuar një shtëpi palestineze dhe të tjerë që sulmonin shoferët palestinezë.

Diplomatët e huaj dhe udhëheqësit e komunitetit u përpoqën të bindnin qeverinë izraelite të ulte tensionet në Jeruzalem, duke rihapur të paktën sheshin jashtë Portës së Damaskut, por tensionet u përshkallëzuan më tej, duke kulmuar me një sulm po në xhamin Aqsa, të premten e 7 majit. Oficerët e policisë të armatosur me gaz lotsjellës, granata e plumba gome, u përplasën për orë të tëra me protestues që hidhnin gurë, ku mbetën qindra të plagosur. Policia tha se protestuesit nisën të parët me hedhje gurësh, të tjerë thanë të kundërtën, por pavarësisht kush goditi i pari, pamjet e policëve me granata e plumba gome brenda sallës së lutjeve në vendin më të shenjtë të Islamit, të premten e fundit të muajit të Ramazanit, një nga netët më të shenjta të besimtarëve, u pa si një fyerje e rëndë për të gjithë myslimanët.

Etiketa: IzraelkonfliktiNYTPalestine

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Qeveria e Kosovës për përplasjet në Lindjen e Mesme: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga raketat e Hamas-it

Qeveria e Kosovës për përplasjet në Lindjen e Mesme: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga raketat e Hamas-it

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com