GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Newcastle fiton trofeun e parë pas 70 vitesh pritjeje, mposhtin Liverpool në finalen e EFL Cup (video)

19:32 - 16/03/25
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Newcastle fiton trofeun e parë pas 70 vitesh pritjeje, mposhtin Liverpool në finalen e EFL Cup (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duhej të kalonin 70 vite, që Newcastle më në fund të fitonte një trofe madhor në Angli. “Qymyrxhinjtë” kanë mposhtur 2-1 Liverpool-in në “Wembley” dhe kanë fituar për herë të parë trofeun e EFL Cup apo e njohur ndryshe Carabao Cup.

Hera e fundit që Newcastle fitonte një trofe në Angli, ka qenë në vitin 1955, kur mposhtnin 3-2 Manchester City në finalen e FA Cup. Përsa i përket finales së sotme, “Qymyrxhinjtë” dominuan nga fillimi në fund të ndeshjes dhe morën një fitore mëse të merituar përballë një Liverpool-i shumë të dobët, ndoshta ndeshja e tyre më e dobët për këtë vit.

Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë, ishte Dan Burn që shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe ishte pikërisht qendërmbrojtësi i Newcastle që kërceu më shumë se të tjerët dhe “shkundi” rrjetën, i lënë në harresë edhe nga mbrojtësit e Liverpool.

Newcastle dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, falë të zakonshmit Alexander Isak. Liverpool do të ngushtonte shifrat me golin e Federico Chiesa në minutën e 95-të, i cili shënoi pas asistit të Harvey Elliott. U desh ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar golin e italianit.

Newcastle mposht përfundimisht 2-1 Liverpool dhe fiton trofeun e EFL Cup. Festë e madhe në “Wembley” nga tifozët e shumtë të Newcastle dhe nga stafi bashkë me lojtarët dhe trajnerin Eddie Howe.

SHIKOGOLAT

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Aksident rrugor! Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident rrugor! Makina përplas për vdekje këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com