GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga 1 janari 2024 taksë për sigurimin e banesave. Ja ç’parashikohet

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Paratë që duhet të shkojnë për të prekurit nga tërmetit, qeveria jonë i shpenzon për të rregulluar vilat e saj.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka hedhur për diskutim një draft ligj, sipas të cilit familjet shqiptare do të paguajnë sigurimin e detyrueshëm për banesën e tyre, në rastet e tërmeteve.

Qeveria parashikon që kjo taksë e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës, disa herë Kryeministri Edi Rama përsëriste nevojën e sigurimit të banesave.

Taksa për sigurimin vjetor të banesës përfshin edhe ato në proces legalizimi, banesat sociale apo ato me qira.

Polica e sigurimit do të lëshohet nga një fond i posaçëm që do të jetë në pronësi të Ministrisë së Financave dhe qytetarët do të duhet të sigurojnë banesat e tyre, përveç atyre me qerpiç ose me kallama.

Çmimi i policisë së detyrueshme të sigurimit nga tërmeti do të përcaktohet me vendim qeverie. Raportohet se vlera e primit të mos jetë më e lartë se 1 euro për metër katror, bazuar kjo edhe në vlerën e tregut.

“Niveli i primit duhet të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, mbas marrjes së mendimit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare,” thuhet në projektligj.

Sipas projekt-ligjit, polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në kontratë.

Ndërkohë, përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, lëndimet trupore duke përfshirë edhe humbjet e jetëve në banesë si pasojë e tërmeteve, kërkesa për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave, humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Pronarët të cilët nuk sigurojnë subjektet e tyre, nuk do të mund të marrin shërbim në e-Albania dhe as në QKB.

Polica e sigurimit është e vlefshme vetëm për një vit dhe në rast tërmeti dëmshpërblimi paguhet brenda 9 muajsh ne një vlerë që përcaktohet sipas metodologjive te qeverise.

 

Etiketa: banesaKryesore1qeveriasigurimi

Lajme të lidhura

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Para
Sherr me grushte për konflikt pronësie, vritet ndërtuesi në Vlorë

Vrau 55-vjeçarin duke e goditur me grushte, arrestohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë....

Lexo më shumë

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com