GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Arben Mici te Klodian Rasha, saga e vrasjeve të bujshme ku u implikua policia

15:09 - 20/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Arben Mici te Klodian Rasha, saga e vrasjeve të bujshme ku u implikua policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 32-vjeçari Lear Kurti ka ndërruar jetë pasi është shoqëruar nga patrulla në Komisariatin nr 3. Fillimisht AMP njoftoi se e riu pasi ka mbërritur në komisariat nuk është ndjerë mirë dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe ka ndërruar jetë.

Por sipas raportimeve nga “Trauma”, mësohet se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në spital. Ky nuk është rasti i parë që një i ri humb jetën në duart e policisë.

I paraburgosuri Arben Mici i vuri flakën vetes brenda komisariatit nr 5 të kryeqytetit, gjatë këtij viti.

Gjithçka ndodhi rreth orës 21:00 të së shtunës, kur Mici u lejua të dilte nga izolimi për të pirë një cigare. Me çakmakun që kishte në dorë, 26-vjeçari i akuzuar për dhunë në familje u fut në qeli, i vuri zjarrin dyshekut dhe më pas shkoi në banjë, ku dhe u gjet i pajetë. Shpresa e tij ishte që efektivët të hutoheshin nga tymi e të arratisej.

Çakmaku iu gjet në xhep bashkë me cigaret. Por vëmendjen policëve ua kishte marrë diçka tjetër, ndeshja Spanjë-Shqipëri. Për rrjedhojë, Dilaver Idrizi që u prangos pasi hodhi gruan e tij nga kati i tretë i pallatit ku jetonin, u dëmtua. Efektivi që ndërhyri, Hajredin Boja, u plagos gjithashtu. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektorë Policie, Fatmir Isufin e Hajredin Bojën që mbeti i plagosur.

Enea Ftoi vdiq brenda komisariatit të Korçës, në vitin 2019

Familjarët e tij akuzonin policinë për ushtrim dhune ndaj të riut, por Prokuroria i hodhi poshtë këto pretendime.

“Pavarësisht pretendimit të familjarëve të viktimës, mbi Enea Ftoin policia nuk ka ushtruar dhunë. 27 vjeçare vdiq për shkaqe natyrore, si pasoje e ishemisë akute të miokardit. Enea Ftoi ishte përdorues i lëndeve narkotike dhe vuante nga problemet në mushkëri. Prokuroria ka marre dëshmitë e policëve dhe disa  personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohen kur i riu ndodhej i shoqëruar, por asnjë prej tyre nuk pohon ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftoit”, ka shtuar më tej në argumentimin e saj prokurori.

Ilvi Meta vrau veten brenda komisariatit të Kavajës, në maj të këtij viti

Sipas hetimeve, Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur, me lidhëset e kapuçit të bluzës brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit. Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë.

Klodian Rasha i vrarë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të vitit 2020

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të vitit 2020 gjatë periudhës kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë. Hajdaraj dyshohet se i bëri thirrje të ndalojë gjatë natës dhe më pas e ndoqi duke e qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha. Ai kishte kërkuar të njihej vendimi i shkallës së parë që e dënon me 15 vite burg por kërkesa e tij është rrëzuar nga apeli. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12-vite pas hekurave.

Etiketa: Kryesore1PoliciaVrasje

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Dha dorëheqjen pas 45 ditëve, ja emrat që mund të zëvendësojnë Lis Truss

Dha dorëheqjen pas 45 ditëve, ja emrat që mund të zëvendësojnë Lis Truss

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com