GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Nga Babalia te Xhisiela’, si punonte agjenti i FBI në favor të Ramës

11:23 - 23/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Nga Babalia te Xhisiela’, si punonte agjenti i FBI në favor të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para pak ditësh, Kongresi amerikan vendosi të zgjerojë hetimet për dosjen shqiptare të McGonigal, duke kërkuar më shumë informacion nga FBI.

Ndërkohë, gazetari John Schindler deklaroi se hetimi i Kongresit do të zbulojë edhe bashkëpunëtorët e McGonigal në FBI, pasi nuk është e mundur që ai të ketë vepruar i vetëm.

Në fakt, edhe paraardhësi i McGonigal në FBI, është i zhytur në aferën shqiptare.

Bëhet fjalë për Lou Bladel, i cili ka marrë nga qeveria e Edi Ramës të paktën 375 mijë euro përmes një kontrate të dyshimtë.

Lou Bladel erdhi të punonte në Shqipëri dhe u emërua nga kryeministri Rama si shefi i strukturës së posaçme, të ngritur pranë qeverisë.

Rasti tronditës provonte që në atë kohë se Edi Rama po krijonte institucione paralele të hetimit për të sulmuar opozitën e vendit.

Edhe ai u përdor nga Edi Rama si një mercenar kundër opozitës shqiptare, duke punuar në mënyrë informale në kundërshtim me rolin dhe kontratën e tij.

Këtë fakt e pati zbuluar gazetari Sokol Balla në emisionin e tij Real Story. Sipas tij, Bladel ishte angazhuar në mënyrë vullnetare për të verifikuar akuzat e rënda që hidheshin nga opozita në drejtim të Edi Ramës.

Rasti më i nxehtë në ato ditë ishte ai i ‘Babales’ ku implikohej Fatmir Xhafaj, por edhe dosja ‘Xhisiela’, ku implikoheshin deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Hetuesit amerikanë kanë zbuluar se Edi Rama është takuar me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal në të paktën katër raste.

Në dy prej këtyre rasteve, Rama ka darkuar në SHBA me McGonigal. Në darkën e Uashingtonit, i pranishëm ka qenë edhe një tjetër agjent special i FBI, Lou Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në krye të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork.

Më pas krijoi një firmë konsulente, e cila mori një kontratë të majme nga qeveria shqiptare në maj të vitit 2018. Vetëm disa muaj pas takimit me Ramën, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me “Ernst&Young” për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal.

Etiketa: BabaleKryesore1

Lajme të lidhura

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë
Breaking Views

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26
PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi
Breaking Views

PD e përjashtoi se mbështeti Salianjin/ Arlind Boshku: Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi

20:44 - 24/03/26
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë
KRYESORE

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë

20:32 - 24/03/26
Para
Berisha: Rama dhe McGonigal bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

Berisha: Rama dhe McGonigal bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve

23:57 - 24/03/26

Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Asriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Protesta...

Lexo më shumë
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com