GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga buja mediatike, mënyra si ndodhi & mesazhet e shqiptarëve: Presidenti Duka rrëfehet si zv.president i UEFA-s

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Armand Duka në një intervistë flet për Kombëtaren, por jo vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, më 26 shtator u zgjodh Zëvendëspresident i UEFA-s në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit europian. Një ngjarje e madhe për futbollin tonë, ashtu sikurse edhe marrja e të drejtës për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-17 në vitin 2025. Presidenti Duka ka komentuar zgjedhjen e tij zëvendëspresident i UEFA-s në një intervistë të dhënë në Supersport, në emisionin “Elite Show”. Ai ka treguar se si ndodhi gjithçka, ndërkohë që është ndalur edhe te tema të tjera që lidhen kryesisht me Kombëtaren dhe kualifikimin në “Euro 2024”.

BUJA MEDIATIKE – “As ditën e parë dhe as sot nuk kam qenë njeri shumë i kujdesshëm për marrëdhëniet me median. Nuk më ka bërë ndonjë përshtypje as atëherë dhe as sot. Unë kam busull orientimi të bëj maksimumin, të bëj ato që duhen bërë. Natyrisht që ndihem mirë kur media thotë fjalë të mira, por marrëdhënia me shtypin nuk merr pjesë të kohës time”.

ZGJEDHJA ZËVENDËSPRESIDENT & PËRFITIMET SHQIPËRISË – “Unë realisht nuk e kisha menduar, por ishte vetë kreu i UEFA-s që ma propozoi. E pranova dhe e mirëprita. Normalisht në historinë e institucionit, anëtari që merr më shumë vota në Komitetin Ekzekutiv, është kandidat potencial për zv. President. Çfarë përfiton vendi ynë? Shqipëria është një nga 55 anëtarët e këtij institucioni dhe nëse bën mirë detyrat e saj, përfiton jo pak. Çdo vit ne organizojmë turne kualifikues, që u japin shanse të rinjve, por edhe organizime të tjera si Conference League dhe Euro 2025 për U17-ën, që i janë besuar Shqipërisë”.

KANDIDAT PËR PRESIDENT? – “Unë sapo jam zgjedhur zv. President dhe kam marrë angazhimin për të plotësuar pritshmëritë e atyre që më kanë zgjedhur. Do të jem shumë i kënaqur të bëj mirë në këtë detyrë. Është kënaqësi të jesh në atë institucion dhe të jesh shqiptar. Është një organizatë shumë e organizuar dhe e përparuar, ndaj jam shumë i kënaqur që jam aty”.

REKORDI I MESAZHEVE – “Në fakt kam marrë shumë mesazhe, nga mënyra të ndryshme dhe nuk e kam pritur që të bënte kaq shumë lajm zgjedhja ime në atë post. Në fakt shqiptarët ndihen mirë që një shqiptar zgjidhet në një post kaq të rëndësishëm dhe më urojnë edhe në rrugë për këtë”.

DËNIMI ME KUSHT PAS NDESHJES ME POLONINË – “Nëse do të ketë sërish ngjarje të tilla, atëherë do të detyrohemi të luajmë me dyer të mbyllura. Kemi marrë masat që të shmangim incidente të tilla. Nuk është vetëm dëmi ekonomik i të luajturit pa tifozë, por ato flakadanë rrezikojnë të dëmtojnë edhe njerëz të tjerë, siç ka ndodhur jo pak nëpër botë. Kemi hartuar një plan masash për të shmangur incidente të tilla, në koordinim me Policinë e Shtetit, pasi edhe përgjegjësia e saj është më e madhe. Shpresoj të kemi një ndeshje Fair Play në shkallët e stadiumit”.

GOLI I BROJËS ME ÇELSIN – “Është një lajm shumë i mirë dhe më vjen shumë mirë që ai është rikthyer të luajë, pas atij dëmtimi të rëndë”.

KËRKESAT PËR BILETA – “Për ndeshje të tilla, çdo lloj stadiumi është shumë i vogël. Interesi është shumë i madh, por ata 22 mijë që do të jenë aty, do të mbështesin maksimalisht kombëtaren. Kemi një ndeshje shumë të vështirë, përballë një kundërshtari të fortë, por edhe ne jemi shumë të forte”.

REZERVIMI I BILETAVE PËR NË EUROPIAN – “Ne në një lloj mënyre e kemi prerë biletën, pasi kemi bërë prenotimet në hotelet në të gjithë qytetet e mundshme ku do të ketë ndeshje. Kemi edhe tre finale, ndaj shpresoj që ta arrijmë edhe në fushë, duke dhënë maksimumin”.

MESAZHI PËR EKIPIN PARA NDESHJES ME ÇEKINË – “Unë kam qenë i kënaqur me atmosferën në skuadër pas ndeshjes me Çekinë. Shkova në dhomat e zhveshjes i lumtur, pasi morëm një barazim të rëndësishëm, por nuk i gjeta duke festuar dhe më thanë që do të gëzojnë vetëm kur të sigurojnë kualifikimin. Djemtë janë të gjithë shumë profesionistë dhe në Çeki nuk shkohet për të festuar me një barazim. Kundërshtari është i fortë, për t’u respektuar, por jo për t’u pasur frikë. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të marrim maksimumin, Është një ndeshje që ka tre rezultate brenda”.

Etiketa: dukaUEFA

Lajme të lidhura

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”
Sport

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit
Sport

FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

17:30 - 11/07/26
Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare
Sport

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26
Para
FNSH nis një operacion blitz antikanabis në malësinë e Krujës

FNSH nis një operacion blitz antikanabis në malësinë e Krujës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi publik, duke e...

Lexo më shumë
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com