GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga buka masive deri te ajo e misrit, çmimet rriten me 13-20%

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga buka masive deri te ajo e misrit, çmimet rriten me 13-20%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas njësive tregtare të produkteve ushqimoreve në rrethet Korçë dhe Pogradec (përveç produkteve ushqimore tregtojnë edhe bukën) prej 2 ditësh nga furrat e bukës furnizimi me këtë produkte është me çmime të rritura. Nga shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave konfirmohet rritje e çmimeve edhe për disa furra të bukës në Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Kryetari i shoqatës të Bukës Gëzim Peshkopia shpjegoi se rritja nuk është masive në të gjithë tregun, por rrethet që kanë ndryshuar çmimet janë më të ekspozuar nga shtimi i kostos të transportit për shkak të largësisë.

Konkretisht çmimi i bukës masive të bardhe dhe të zezë për rrethet në juglindje të Shqipërisë është rritur 20% duke arritur në 120 lekë. Rritja të lartë ka pasur edhe çmimi i bukës që përdoret për tostë, duke arritur në 130 lekë nga 110 lekë (rritja 18%). Çmimi i bukës të misrit 500 gram është rritur 20% duke arritur në 60 lekë. Rritje ka pasur edhe për lloje të tjera të bukëve si franxholla me peshë 550 gram nga 60 lekë po shitet 70 lekë (rritja 17%), buka kulaç me peshë 500 gram dhe buka me qiqër është rritur 20%. Çmimi i bukës të theksrit dhe bukës me peshë 700 gram ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i bukës që përdoret për hamburger me peshë 80 gram nga 10 lekë prej dy ditësh po shitet 12 lekë (rritje 20%).

Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive është rritur 3 herë radhazi me shtrenjtim total prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohet shumë shpejt në të gjithë tregun./Monitor

Etiketa: bukeCmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Berisha: Janë të mirëpritur ata që nuk na u bashkuan para 6 Marsit

Sot në Gjykatën e Tiranës statuti i 11 dhjetorit të “Rithemelimit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com