GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga burgu, Veliaj vijon sulmet ndaj prokurorit të SPAK, thumbon dhe Altin Dumanin

21:50 - 06/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka pyet kreun e SPAK nëse ka masë sigurie dhe hetime për Erion Veliajn? Dumani: S’mund të përgjigjem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar sulmet ndaj prokurorit të dosjes në ngarkim të tij Ols Dado. Në një intervistë të transmetuar këtë të enjte në “Report Tv”, Veliaj pretendon se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi, ndërsa nuk i ka ndaluar edhe këtë herë etiketimet negative ndaj tij.

Pyetjes “a është në konflikt interesi me ju prokurori Ols Dado? Përgjatë një viti hetimi, pse nuk reaguat? A ka pasur më herët komunikime ndërpersonale me ju prokurori”, Veliaj iu përgjigj:

“Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës. S’kam reaguar për 1 vit hetim? Po unë jam shpallur në hetim ditën që jam ndaluar. Ols hileqari as nuk e regjistroi emrin, as veprën! Si të reagoja në parathënie?

Më akuzon Nesti Angoni që s’ekziston, më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes dhe më thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit. Kujt politikani tjetër i është bërë 20 vjet veting? Mbi ç’bazë? Nga 24 deri në 44 vjeç! Po! Ka pasur komunikime. E pranoi edhe vetë në seancë! Siç pranoi edhe “se ta tregoj unë ty, e di ku vete”. Ku është parë kjo që një noter nga babi me 5-a, gdhihet prokuror nga krevati dhe i thotë kryetarit të Bashkisë “ta tregoj unë ty”, që s’me dhe metrat e babëzisë së madhe”.

Ai thumboi dhe kreun e SPAK Altin Dumani.

Në përgjigje të pyetjes “pse nuk keni përmendur në asnjë reagim tuajin Altin Dumanin”, Veliaj tha:

“Sepse ende lus Perëndinë që një ditë do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë”!

Etiketa: Erion VeliajSpak

Lajme të lidhura

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë
Aktualitet

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim
Aktualitet

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
Para
Nikoll Lesi: Një tjetër “peshk”, do ta marrë SPAK nga mazhoranca

Nikoll Lesi: Në prill do ketë arrestime të bujshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Delegacioni i PPE do...

Lexo më shumë
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

09:59 - 25/02/26
Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

09:55 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com