GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nga “çingijet” e Peleshit tek “spektalet elektoralë” të Veliaj, 1.5 mln euro shkojnë për propagandë

15:56 - 12/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga “çingijet” e Peleshit tek “spektalet elektoralë” të Veliaj, 1.5 mln euro shkojnë për propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fillim ishte Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, që shpalli një tender 375 milionë lekë të vjetra, për të nisur një fushatë mediatike, në të cilën do të sqarohen qytetarët për paketën e re fiskale. Më pas, Ministria e Mbrojtjes e Niko Peleshit vendosi të shpenzojë 650 milionë lekë të vjetra për “çingije” e “harem”, për të kënaqur shijet e trupave ushtarake.

Në vijim, Operatori i Sistemit të Transmetimit, i drejtuar nga Skerdi Drevona vendosi të shpenzojë 100 milionë lekë të vjetra për organizime eventesh, një fushë që nuk lidhet aspak me aktivitetin e kompanisë shtetërore energjitike, aq më tepër në këtë periudhë kulminante të krizës së dritave. Në fund, nuk mund të mungonte “mjeshtri i propagandës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai pret kandidimin zyrtar për një mandat të tretë në drejtimin e kryeqytetit dhe ka nevojë për shumë reklamë, bujë e spektakël.

Veliaj shpenzoi 830 milionë lekë të vjetra për mikrofona, podiume, set DJ, letra me ngjyra, fishekzjarrë, efekte speciale. Pra, gjithçka në funksion të krijimit të një realiteti virtual, për të mbuluar betonizimin abuziv të kryeqytetit. Në total, janë mbi 1.5 milionë euro të taksave publike, të cilat janë vendosur të shpenzohen këto dy muajt e fundit vetëm e vetëm për shpenzime luksi dhe “hareme” spektakolare, ndërkohë që inflacioni në vend ka arritur në shifrat rekord 8.3 përqind dhe lista e borxheve të qytetarëve në njësitë e shitjes së ushqimeve po rritet me ritëm të frikshëm.

 

Financat, 375 mln lekë për “leksione”

Ministria e Financave ka vendosu që në dhjetor të këtij viti të shpenzojnë 375 milionë lekë për fushatë mediatike, ku do të shpjegojë paketën fiskale për qytetarët. Pra, kjo është “dhurata” e Vitit të Ri që Delina Ibrahimaj do t’u bëjë taksa-paguesve, dhe sidomos të moshuarve, që presin me shpresë një “gjysëm-gjeli” për të festuar ndërrimin e viteve.

 

Kësaj radhe, qeveria, nëpërmjet ministres Ibrahimaj, do t’i gostisë me leksione shpjeguese se përse është mirë rritja e taksave. Është ende e paqartë se cila do të jetë përmbajtja e këtyre leksioneve, por me shumë mundësi do t’u tregohen shqiptarët se çfarë të mirash sjell çmimi i karburantit në Shqipëri, edhe pse ai është ndër më të lartët në Europë.

Ibrahimaj do t’u tregoj shqiptarëve se çmimet e naftës që vendos Bordi komunist, siç e ka cilësuar edhe kryeministri Edi Rama, i shërben rritjes ekonomike të qeverisë, duke varfëruar edhe më tej xhepat e qytetarëve. Fushata mediatike për paketën fiskale, do t’u tregojë qytetarëve se rritja e taksave është në të mirë të shëndetit të tyre, pasi ushqehen më pak dhe luftojnë obezitetin. Pra, ato 375 milionë lekë të vjetra që mund të shpërndaheshin për qytetarët, do të shkojnë për leksione e fushatë mediatike.

“Çingijet” dhe “haremi” i Peleshit

Në këto kohë të vështira krize, një ushtri e NATO-s, si ajo shqiptare, ka nevojë për pakëz qetësi mendore e shpirtërore. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka menduar për forcat e armatosura. Ushtarakët, si pjesë e çdo familjeje shqiptare, janë në gjendje të vështirë ekonomike për shkak të krizës së thellë dhe rritjes galopante të çmimeve. Peleshi, në mungesë të rritjes së pagave, ka gjetur një mënyrë origjinale për të ngritur moralin e forcave të armatosura.

Në Tetor të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin për organizim eventesh e spektaklesh për forcat e armatosura, me vlerë 650 milionë lekë të reja.

Ministria është kujdesur që t’u ofrojë shërbime speciale ushtarakëve. Në dokumentat e tenderit thuhet se kompania fituese duhet të sigurojë, ndër të tjera, “shërbim hostes”-pra, vajza të reja, të veshura me uniformë, që do të orientojnë pjesëmarrësit në evente.

Ku ka festë pa vajza tërheqëse, që bëhen akoma më joshëse në uniforma “hostes”. Peleshi është treguar i zgjuar. Do të shpenzojë qindra milionë lekë të qytetarëve, por gjithësesi ushtarakët do të kënaqin shikimin për disa momente gjatë aktiviteteve. Më tej, do të rikthehen sërish në familjet e tyre, për të luftuar varfërinë e përditshme.

OST, 100 mln lekë për spektakël

Listës së institucioneve që kanë vendosur të shpenzojnë miliona nga taksat e qytetarëve për spektakle e evente i bashkohet Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST). Ky institucion ka rol parësore sigurimin e transmetimit të sigurt të energjisë elektrike tek qytetarët. Detyra e tij është përmirësimi i rrjetit energjitik. Pra, puna e tij është vetëm tela e kablla. Asgjë më shumë. Por, titullari i tij, Skerdi Drenova, ka vendosur të shpenzojë 100 milionë lekë të vjetra për shërbim promovimi.

 

Procedura është hapur në shtator të vitit 2022 dhe synon blerjen e çadrave, lapsave e stilolapsave me logon e OST, salla për evente, tapete me ngjyra, foltore për aktivitete, bokse, mikrofona, e të tjera të ngjashme. Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës energjitike. Zv.kryeministrja Belinda Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë dush shpesh dhe të lajnë rrobat me 30 gradë, për të kursyer sa më shumë. Tek OST-ja e Skerdi Drenovës nuk janë dëgjuar këshillat për kursim të Ballukut, ndoshta ngaqë aty nuk kanë as dush dhe as lavatriçe.

Veliaj, 830 mln lekë spektakël fushate

Ne krye të listës së institucioneve që kanë vendosur të shpenzojnë miliona për spektakël në kohë krize qëndron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është simboli i shpërdorimit të parave publike për propagandë. Veliaj ka shpenzuar së fundmi 830 milionë lekë të vjetra për një tender me objekt “Blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme të Bashkisë së Tiranës”. Në listën e shërbimeve të kërkuara nga Veliaj janë bokse muzike, mikrofona, fishekzjarrë, letra me ngjyra, kamera, aparatë fotografikë, podiume, logo, tapete, sixhade, kolltuqe. Pra, gjithçka për takimet pompoze që zhvillon kryebashkiaku i Tiranës në funksion të propagandës së tij politike.

Lexo edhe:Veliaj shpenzon 3.6 mln euro për propagandën, 240 mln lekë vetëm në 2 tendera  

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimkryesore2Krysore2pELESHIsuhqimetenderveliajm ibrahimaj

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
“Populli nuk mban më”, qytetarët: Të gjithë duhet të protestojnë

“Populli nuk mban më”, qytetarët: Të gjithë duhet të protestojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

10:18 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com