GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku – Darka e fundit, darka e gabuar, darka e të marrëve, e shumë lloj gjetjesh të tjera mund të jetë darka 10 mijë dollarëshe në USA, e Edi Ramës dhe McGonigal. Kjo mund të jetë një tjetër dëshmi e provë, e veprimeve të Ramës për tu dëshmuar para drejtësisë amerikane. Alisson Guerriero, ish- e dashura e Charles McGonigal, agjentit, ish-drejtor i kundërzbulimit të FBI në Nju York, ka vazhduar rrëfimin e saj për rrjetin amerikan, One America News, ku ka treguar detaje të përfshirjes së kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera denoncuesja përmend se “Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”. Dëshmuesja ofron një ndër rrëfimet e Charles McGonigal “. Charles më tha, ndonëse nuk di a mund ti besoj më ato që më thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.

Natyrisht ka lokale me shtrenjtësi të paprekshme, ku një shishe verë mund të kushtojë mijëra dollarë, apo një biftek mijëra euro, siç konsumuan ministrat shqiptarë te Nusreti kohë më parë. Apo nëse pjatat kanë shërbyer edhe bardhësinë hundore si ushqim i preferuar i njërit prej darkuesve. Luksi dhe shfrenimi, nëpër dreka, darka, apo mëngjese të tilla mes të akuzuarve të dosjes së Departamentit të Drejtësisë amerikane, janë tregues të parrëfyer ende plotësisht, të cilat janë konsumuar për të tjera ndere e paligjshmëri.

Zhdukja e Edi Ramës, izolim, i tij, shtimi i dhunës në Kuvend e në çdo institucion, janë shenjat e panikut të përballjes. Parlamenti e lexon rregulloren sipas stomakut të Ramës, Prokuroria dhe Gjykata lexojnë Kodet përkatëse, sipas dhimbjes së kokës së Ramës, biznes-oligarkët e lexojnë tregun dhe çmimet sipas portofolit të shefit të tyre të qeverisë. Diplomatët, recitojnë qëndrimet, shumica e tyre, sipas humorit të Edi Ramës. Mediat thuajse të gjitha, këndojnë lajmet anemike sipas sms-ve të Ramës nëpërmjet Fugës.

Këto autokraci prodhon darka 10 mijë dollarëshe e Edi Ramës, ku hedh pafundësi dollarësh për të asgjësuar opozitën, mendimin ndryshe, kundërshtarët e çdo lloji, drejtësinë, ligjet, duke e bërë vendin një pabanueshmëri ekstreme. Dëshmitë e reja të botuara nga mediet amerikanë flasin për një skandal jo vetëm shqiptar, e ballkanik, por edhe evropian. Blerjet dhe gjobat e grupit me agjentë sigurimi, spiunë rusë, kinezë, amerikanë, Neza, Duçka, Deripaska, McGonigal, Rosini, ku bën pjesë kryeministri Rama, janë një hartë në rritje emrash, personash, shumash marramendëse parash.

Darka nuk është asgjë duke parë brendinë e dosjes, e qindra milionë euro të shpërndarë nëpër biznese, ku përfitues, janë aktorët e dosjes. Kjo organizatë kishte projektuar të kafshonte në çdo vakt ngrënieje, pjesë pasurie të Shqipërisë. Dhe për këtë i duhej një Ceo në krye të punëve të mbrapshta. Ashtu siç është Rama në të vërtetë. I kapur, i inkriminuar, i lidhur me bandat dhe Mafian, lehtësisht i shantazhueshëm nga këta lloj ortakësh.

Por menjëherë fiket nëse e përball me qelinë, siç rasti i ka ardhur. Do i duhet të harrojë darkat 10 mijë dollarëshe dhe të mendojë për çajin, djathin, groshët, sallatërat, pilafin e qoftet e burgut. Do i duhet të mendojë për shumë racione të tilla. Sepse ka ortakërinë e qeverisë e bashkive në listë pritjeje. Për të zgjatur agoninë e ka kthyer Kuvendin në një stallë derrash. Jo se po përdor si fyerje këtë emërtesë blegtorale, por transformimi i sallës së ligjbërësve, e ligjvënësve është më shumë se dramatik. Dalldia mendore e Edi Ramës ka bërë komikë deri në ekstrem vartësit e tij partiakë, të cilët janë kartona që ulen dhe ngrihen, veprime të palidhura me kokën e tyre…

Etiketa: Basir CollakuCharles McGonigalEdi Rama

Lajme të lidhura

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera
OP-ED

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Para
Vdiqën 10 veta se i vuri flakën pallatit, dënohet 25 vjet gruaja

Vdiqën 10 veta se i vuri flakën pallatit, dënohet 25 vjet gruaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE
Aktualitet

Vizita e Marta Kos në Kosovë, Kurti mesazh Ramës dhe Vuçiç: Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE

12:29 - 15/05/26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Lexo më shumë
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

12:20 - 15/05/26
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë

12:08 - 15/05/26
Sot protestë Tedi Blushi: Kur drejtësia me regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, populli i arreston!

Blushi: SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën mbi Metën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen

12:02 - 15/05/26
Final Four/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale

Final Four/ Takim me arbitrat në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti Duka vlerëson rëndësinë e fazës finale

11:23 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com