GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga dhomat e plazhit te banesat e AirBNB, Qeveria gati ligjin: Gjoba deri në 400 mijë lekë në rast se…

18:42 - 03/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me të tjerët do kishit marrë Noc Rrokun”, Rama show me rindërtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka propozuar miratimin e një projektligji ku parashikohen sanskione për të gjithë ata që nuk deklarojnë apartamentet që jepen me qira për turistët, përfshi këtu edhe ata me AirBnB.

Dhe në rast të mosdeklarimit, parashikohet një gjobë deri në 400 mijë lekë për pronarët e njësive akomoduese.

Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara në agroturizëm, por edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.

Po ashtu pjesë e listës do të jenë edhe një bllok apartamentesh (2 ose më shumë) që menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Gjithashtu përfshihen edhe dhomat që jepen me qira për pushuesit, pavarësisht se janë brenda një ndërtese rezidenciale apo një ndërtese banimi.

Referuar projektligjit të gjitha strukturat akomoduese duhet të regjistrohen në QKR dhe brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë për të marrë certifikatë pranë Ministrisë së Turizmit.

“Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në nenin 43 të këtij projektligji.

Për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitetin pa marrë licencë pranë ministrisë do të aplikohen penalitete si më poshtë:

  1. a) Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
  2. nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë
  3. nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë;

iii. nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë:

  1. nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë;
  2. mbi 80 dhoma me 400 000 lekë.
  3. b) përdorimi i paautorizuar i shënjave dalluese në strukturën akomoduese, pa u kryer procesi i klasifikimit sipas nenit 45 dënohet me gjobë 200 000 lekë;
  4. c) ushtrimi i veprimtarisë si agroturizëm pa certifikatën përkatëse sipas nenit 45/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
  5. deri në 5 dhoma 50 000 lekë;
  6. mbi 5 dhoma 100 000 lekë.

Për shkak të fenomenit që strukturat akomoduese të deklaruara por edhe ato të padeklaruara nuk raportojnë numrin e vizitorëve, në projektligj propozohet ndëshkim me gjobë edhe për këtë shkelje.

“Mosdeklarimi i të dhënave statistikore nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, sipas nenit 66 dënohet me gjobë 150 000 lekë”, thuhet në germën R, të nenit 71.

Etiketa: dhoma me qiragjobaKryesore1ligjiqeveria

Lajme të lidhura

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para
Vodhën 12 biznese në Tiranë e Durrës, arrestohen dy persona

Gjendet i pajetë i moshuari në Tiranë, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com