GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga dhuna në familje tek drejtimi në gjendje të dehur, arrestohen 8 persona në Tiranë

13:40 - 15/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përshtati lokalin për përdorim droge, arrestohet menaxheri në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme.

Mësohet se të arrestuarit kanë kryer vepra penale si dhuna në familje, apo drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Podgoricë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy mjete prerëse dhe një përforcues grushti. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

A. S., 57 vjeç, dhe S. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur; P. N., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Don Bosko, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara; P. A., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin (kamion) në autostradën Tiranë – Elbasan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. Gj., dhe dy pasagjerët në mjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasit K. M., 38 vjeç, K. K., 29 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth mëngjesit, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit D. H., dhe A. H. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Etiketa: dehurDhunëTirane

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij

Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com