GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga dialogu me opozitën te qëndrimi ndaj Berishës, Nikolla bashkëbisedim me gazetarët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga dialogu me opozitën te qëndrimi ndaj Berishës, Nikolla bashkëbisedim me gazetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur sot gazetarët, për herë të parë që pas marrjes së kësaj detyre, në një bashkëbisedim për temat më aktuale në vend. 

Teksa nënvizoi faktin se ajo do të ketë një komunikim transparent me gazetarët, shtoi se ata do të jenë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Nikolla u pyet nga gazetarët mbi rastin e Sali Berishës, sa kohë që Lulzim Basha e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Ajo u përgjigj se pavarësisht vullnetit me shkrim që shprehin vetë deputetët, si në rastin Berisha, janë kryetarët e grupeve ata që më pas vendosin dhe përbërjen dhe pranimet.

“Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se çdo deputet e thotë me shkrim grupin që do të jetë pjesë, dhe janë kryetarët e grupeve parlamentare ata që bëjnë grupin. Grupi e ka nxjerrë jashtë zotin Berisha dhe funksionojnë si deputet pa grup parlamentar, Zoti Berisha nuk është i vetmi, janë 8 deputetë që nuk kanë grup parlamentar”, tha Nikolla.

Sa i përket dialogut me opozitën, ajo beson se do të përforcohet dhe ruhet etika në Komisionet Parlamentare, ndërsa bëri thirrje për vaksinimi.

“Unë besoj se do të përforcohet dialogu dhe do të ruhet etika në komisionet parlamentare. Kemi parë se po shkojmë drejt normalizimit. Po ecim me procesin e vaksinimit me deputetët për praninë në komisione. Kjo do të jetë një aspekt i realizuar, pas kërkesës që erdhi nga opozita por dhe një ogur i mirë për jetën parlamentare. Përfitoj nga rasti që të bëj thirrje për vaksinim. Kam ndjekur dhe më parë debatin tuaj të realizuar dhe konsensusin e gjetur për mënyrën se si do të operonte media përmes aksesit në Kuvend. Jam e vendosur për komunikim dhe transparencë me mediat. Kam parë nga afër punën e mirë që është bërë nën kujdesin e BE për ngritjen e një sistemi të ri audio-video në godinën ku ndodhemi. Ky është një lajm i mirë. Mbledhjet e komisionit, do të mundësojmë praninë e gazetarëve edhe në seancat plenare dhe atë të metodologjisë së kamerave për një minutazh të caktuar”, deklaroi Nikolla.

Sa i përket procesit të Vetting-ut, Nikola nuk përmendi një afat për mbylljen e organeve të Vetting-ut, ndërsa shtoise është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën.

“Dua ta përsëris dhe një herë se në këtë detyrë s’jam për favore apo shkëmbime. Jam për dialog dhe ndërveprim, deri në votimin e ligjeve për konsensusin. Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Në informacionet që unë kam, në një prej ekraneve televizive është shprehur se dhe opozita është e gatshme që të bashkëpunuar”, u shpreh Nikolla.

Pyetjes se gazetarëve se a e ka ndjerë ajo si konsumatore bashkë me të afërmit e saj rritjen e çmimeve, Nikolla u përgjigj duke thënë se shkalla e ndikimit krahasuar me një familje të thjeshtë është e ndryshme por që do bëjë të pamundurën për t’u përgjigjur ndaj kësaj krize e cila do menaxhohet dhe nga qeveria.

Etiketa: NikollaOpozita

Lajme të lidhura

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet
Breaking Views

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Para
Vodhi makinën e një gruaje, si ndodhi ngjarja ku mbeti i plagosur 35-vjeçari shqiptar në Athinë

Vodhi makinën e një gruaje, si ndodhi ngjarja ku mbeti i plagosur 35-vjeçari shqiptar në Athinë

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com