GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Dosja 339 te “non grata”/ Çfarë po ndodh me Dakon e izoluar te Drejtoria e Policisë?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Dosja 339 te “non grata”/ Çfarë po ndodh me Dakon e izoluar te Drejtoria e Policisë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit, ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, atje ku zgjodhi të vetëdorëzohej, pasi ishte firmosur urdhër-arresti për të nga SPAK, ndërsa GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë.

Ndaj Dakos janë ngritur dy akuza: shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve, ndërkohë që prokurorët e SPAK dhe hetuesit kanë marrë në pyetje ish-Kryebashkiakun në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve, raportohet se Dako është pyetur lidhur me dy rastet për të cilat është akuzuar, edhe pse thuhet se ka dhënë sqarime lidhur me to gjatë ditëve të fundit.

Nuk dihet nëse Dako do të qëndrojë në orët e ardhshme në ambientet e seksionit të sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, apo do të transferohet në paraburgim, para se të dalë para GJKKO ku do të rivlerësohet masa e sigurisë.

Brenda 48 orësh, Dako do të përballet me GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa avokati i ish-Kryebashkiakut e konsideroi masën e arrestit me burg si një vendim të marrë nën presion.

Dako akuzohet për korrupsion, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Hetimet për të erdhën pas denoncimit që bënë banorët e pallatit në SPAK.

Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Në atë kohë, ai u mor në pyetje për rreth tre orë nga prokurorët.

Emri i Vangjush Dakos është lakuar në disa afera të mëdha korruptive.

Po ashtu Dako në vitin 2017 u përfshi në dosjen “e famshme”, “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit atij viti, si dhe bashkëpunimin me grupin Avdylaj.

Në atë kohë, Dako u mbrojt në media ndërsae cilësonte veten një superman, me duart si akullore, që nuk ka prekur para korrupsioni apo armë me duar. Dhe si për ironi, një vit më pas ai shpallet “non grata” nga DASH për korrupsion madhor.

Në 30 korrik 2019 Departamenti i Shtetit vendosi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë.

Etiketa: DakoizolimKryesore1PoliciaSpak

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Largimi i Maldinit, mesazhi i ultrasve: Nuk fshihet historia me…

Largimi i Maldinit, mesazhi i ultrasve: Nuk fshihet historia me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com