GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga fëmijët jetimë te komunikimi me median, vendimet e para të qeverisë “Rama 3”

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbledhja e parë e qeverisë, Rama ua bën të qartë: Nuk ka fluturime “Business Class”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama bëri te ditur vendimet e para të qeverisë “Rama 3” gjatë mbledhjes së sotme, ku ndër pikat më të rëndësishme ishte “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Rama bëri me dije se do të ketë trajtim të veçantë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjithashtu në këtë kategori do të futen edhe fëmijët e stafeve mjekësore që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Këta fëmijë, sipas kryeministrit do të marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç.

“Fëmijët e një prindi që ka humbur jetë në mbrojtje të rendit. Personat që u përkasin kategorive përfituese pavarësisht nëse prindi e ka humbur jetë përpara hyrjes në fuqi të jetës do të trajtohen. Fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid, të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç”.

Gjithashtu, Rama bëri me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA, ndërsa shtoi se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat  e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e  Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë”.

Rama premtoi gjithashtu edhe ndryshim të qasjes në komunikimin me median.

“Agjencia e qeverisjes qendrore, në gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me qeverisjen, publikun dhe qëndrimin e publikut dhe mediat me interes publik. Në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjes së qeverisë. Këto janë katër vendime që adresojnë nevojën për të ngritur në nivel tjetër marrëdhëniet mes qeverisë dhe qytetarëve. Të jetë pranë atyre që janë në nevojë duke nisur nga pika më e dobët që janë fëmijët jetimë, për shkak se prindi është vetë mohuar për të tjerët. Nevojën për ta çuar në nivel tjetër transparencën me publikun dhe median të aktivitetit tonë,” u shpreh kryeministri. 

Më herët, Rama i njohu ministrat me Kodin Etik që duhet të respektojnë, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës së punës.

Etiketa: FemijeMEDIA

Lajme të lidhura

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive
Aktualitet

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome
Aktualitet

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Para
Akuzohet se porositi dy vrasje, gjykata merr vendimin për Erjon Alibejn

Akuzohet se porositi dy vrasje, gjykata merr vendimin për Erjon Alibejn

TË FUNDIT

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin
Aktualitet

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26

“Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) kanë reaguar zyrtarisht në faqen e tyre në Facebook menjëherë pas plagosjes së rëndë të...

Lexo më shumë
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26
Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com