GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga hakmarrja te përplasja mes grupeve kriminale, ja ku po heton policia për vrasjen e…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin detaje nga vrasja ne Vlorë, emri dhe foto nga krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje raportohen lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku u ekzekutua me breshëri automatike 41-vjeçari me dy identite Leartid Lekaj ose Leart Keka.

Policia po heton në disa pista lidhur me ngjarjen ku fillimisht vëmendja u përqëndrua në atë të hasmërisë, por gjithashtu po hetohet edhe ajo mbi përplasjen mes grupeve kriminale në qytet.

Viktima në momentin kur është qëlluar për vdekje, udhëtonte me të njëjtin motor që lëvizte çdo ditë në Vlorë.

Plumbat e automatikut nuk e kanë neutralizuar në vend, pasi Lekaj (Keka) është rrëzuar nga motori dhe më pas ka ecur në këmbë disa metra. Autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar më pas me pistoletë në kokë.

Sipas Oranews, për policinë kriminale të Vlorës, viktima njohej si skafist duke shoqëruar turistë me guida në Karaburun.

Ndërsa lidhjet e tij me botën e errët të krimit janë të hershme, duke u skeduar si grabitës.

Burime pranë policisë thanë për “Ora Neës” se Leartiad Keka shoqërohej shpesh në Vlorë me Florian Alliaj i njohur ndryshe me nofkën “Loni Kuqo” dhe Indrit Sadedinit.

Të dy këta personazhe janë pjesë e botës së krimit në Vlorë, ku Sadedini në dhjetor 2021 i shpëtoi një atentati me tritol të vendosur në hyrje të garazhit të pallatit.

Shumë persona janë marë në pyetje, por asnjëheri prej tyre nuk ka dhënë shpjegime mbi identifikimin e autorëve të krimit. Policia ende nuk ka autorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Teksa zbardhja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, mund të ngjallë shpresat për të identifikuar emrat e tyre.

Deri më tani, e vetmja pistë mbetet ajo përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin e Vlorës. Ndërsa në tavolinën e hetuesve është dhe pista e hakmarrjes.

Leartiad Keka, rezulton i akuzuar nga prokuroria e Vlorës, për një vrasje në bashkëpunim të ndodhur 23 vite më parë. Referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 2005, krimi ka ndodhur më 18 Gusht të vitit 2000 te “Kthesa e Gushajve” pranë Llakatundit.

Në atë ngjarje, që sipas hetimeve të kohës ka qenë një tentativë grabitje, ka mbetur i vrarë Vendim Malaj, ndërsa si autorë janë arrestuar dhe dënuar Leartiad Keka dhe Fjodor Mezyraj, të cilët pas një sage të gjatë gjyqësore kanë fituar pafajësinë.

 

Etiketa: AtentatidetajeKryesore1PoliciaVlore

Lajme të lidhura

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Para
Ditët më romantike sipas horoskopit

5 shenjat e horoskopit që janë partnerët më besnikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

15 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me protestën e një dite më parë të qytetarëve kundër qeverisë së...

Lexo më shumë
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com