GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nga ish-deputetja tek moderatoret e njohura, ja cilat prej tyre janë në pritje të ëmbël (Foto)

13:31 - 08/03/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga ish-deputetja tek moderatoret e njohura, ja cilat prej tyre janë në pritje të ëmbël (Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky vit ka nisur “me shtesa” për disa nga emrat më të përfolura të estradës shqiptare. Nga politikanet tek moderatoret dhe aktoret e mirënjohura, kanë ndarë lajmin e bukur të shtatzënisë, ku disa prej tyre do përjetojnë për të parën herë ndjesinë e të qenurit nënë.

E para që e ka konfirmuar shtatzëninë për të tretën herë ka qenë moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani. Arbana e ka konfirmuar shtatzëninë në natën finale të spektaklit të “Big Brother VIP”. Gjatë prezantimit të saj, Arbana i ka bërë me dije 4 finalistëve(Donaldit, Ilirit, Beniadës dhe Einxhelit) dhe gjithë publikut, se gjatë kohës që prezantonte në studio nuk ka qenë vetëm por dy persona, duke prekur kështu barkun e saj. “Ju nuk e dini por këtë vit “Big Brotherin” e kanë prezantuar dy veta,“-tha ajo. Arbana Osmani është në një marrëdhënie me regjisorin Eduart Grishaj. Ajo ka një djalë nga martesa e mëparshme, Jonin, e jo më shumë se një vit më parë u bë nënë për herë të dytë me djalin tjetër, Diellin.

Një lajmë të bukur ka ndarë dhe ish-deputetja e PDIU-s, Reme Lala përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj. Lala ka zbuluar se është në pritje të një vajze.

“8 Marsi këtë vit më gjen me tjetër ndjesi Gëzuar të gjithë grave, nënave. Gëzuar për forcën e madhe që ka secila prej jush për të luftuar çdo ditë sfidat e jetës, duke mos lënë kurrë pas dore fëmijën, familjen, punën, buzëqeshjen. ëhere there is a Ëoman, there is magic. Fotot shkëputur nga një ditë e veçantë 04.12.2021.”, ka shkuar ajo krahas fotove.

Edhe modelja bukuroshe Kristina Baki ka pritur 8 marsin që të zbulojë se po pret fëmijën e saj të parë. Me barkun e rrumbullakosur dhe në një album fotosh, modelja ka zbuluar se është në javën e 30-të.

Prej kohësh Kristina e ka mbajtur të fshehtë lajmin, ndërsa ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje dhe të mos e zbulojë gjininë.

Vetëm pak më parë moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata,kanë bërë të ditur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Dojna është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një video, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Moderatorja ka treguar se është 16 javëshe dhe nuk gjen dot fjalët për ta përshkruar këtë moment.

“Fjalët s’me mungojnë kurrë, por qe te përshkruaj atë qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasësh, me rrahjet e zemrës sate ? #16ëeeks”, ka shkruar ajo krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Një surprizë e tillë ka ardhur dhe nga aktorja e njohur e humorit Delinda Disha, e cila është shtatzënë për herë të dytë. Aktorja e “Klanifornisë” e ka zbuluar vetë këtë lajm të ëmbël në llogarinë e saj në Instagram, krah fotos me bashkëshortin dhe djalin e saj të parë.

“Faleminderit Zot për gjithçka, shkruan aktorja krah fotos me barkun e rrumbullakosur. Delinda dhe Eldo janë prindër të një djali 5-vjeçar që quhet Dasantinit.

Gijotina.com

 

Etiketa: Arbana Osmanidelinda dishaDojna MemaKristina Bakishtatzani

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Presidenti ukrainas do të mbajë nesër fjalim historik për parlamentin britanik

Mes luftës, Zelensky nuk harron të urojë 8 Marsin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com