GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga ish-drejtori i ALUIZNI te Safet Gjici, Alma K: Ja si më dekonspiruan… (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi thyen heshtjen: Misioni im ishte… INTERVISTA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alma K., vajza e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit.

Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç.

Kaçi ka treguar për Top Neës, njohjen me ish-kryeministrin Berisha, pse ja bëri videon ish-kryebashkiakut, Safet Gjici dhe a ka qenë ajo e përfshirë në videon që iu bë ish-drejtorit të LSI-s në Durrës.

Për më tepër ndiqni intervistën për Top Neës me të pathënat e Alma Kaçit:

Gazetarja: E ke theksuar disa herë se ishte një vetësakrifikim kjo video nga ana jote që të demaskohen të gjithë pushtetarët që abuzojnë me pushtetin dhe që kryejnë ngacmime seksuale në zyrë. Megjithatë sot që bën një balancë a ja vlejti ky sakrifikim, në kushtet kur një grua, një nënë sheh njëhermë shumë interesin e fëmijës së saj sesa interesin publik?

Alma K: Ja vlejti, si Safeti mund të them që ka qindra. Por nuk mund të them se janë kryetarë bashkie, janë nëpër institucione të ndryshme, ke ish-drejtor ALUIZN-I në Durrës që të dashurat e veta i kanë patur sekretare aty, ndërkohë me diploma të blera tek Vitrina që ka qenë universiteti në atë kohë, ndërkohë që ka qenë dhe me precedent penalë dolën në arrest shtëpie dhe sot i ke drejtoresha në Tiranë. Dmth që këto abuzime ndodhin por me këto gjëra le të merret SPAK, sepse ka plot të tilla. Por, sakrifica, është dicka nëse nuk do të arrihej kjo video, do të dilte Alma me fjalë goje do të thonte që Safeti bën kshu kshu në zyrë, asnjë s’do ta besonte.

Gazetarja: Po pse zgjodhe të shkoje deri në konsumimin e aktit seksual. Mund të shfaqej në video ngacmimi seksual që kryente ish-kryebashkiaku i kukësit. Pse u zgjodh që të denigroheshe në këtë nivel?

Alma K: Ishte e pamundur, sepse ai objektivi i tij, nëse sdo arrinte atë do më nxirrte jashtë, madje unë rrezikoja që mund të më kapte dhe kamerën aty. Kshu që ishin shumë faktorë. Askush nuk do që të arrijë deri në atë stad, por ishte dicka që…

Gazetarja: E keni thënë dhe më herët që keni kryer investigime. Puna jote fokusohet tek investigimet. Janë të të njëjtës trajtë dhe investigimet e mëhershme dhe pse nuk janë bërë publike?

Alma K : ka të ndryshme, ka të ndryshme. Dolën shumë emra, edhe ju në instagram gjatë këtyre viteve, ndoshta dhe gaboj me 100 personazhe  por absolutisht. Thjesht mi vodhën fotot nga rrjetet sociale dhe kaq.

Gazetarja: Keni njohje me Genc Alizotin?

Alma K: Tani, këdo qytetar në Durrës të pyesësh normalisht i njohim këta titullarët e Durrësit.

Gazetarja: Po nuk kanë patur mundësi të gjithë të takohen me të?

Alma K (Për Gencin): Nuk e mbaj mend fare. Absolutisht jo

Gazetarja: Pse nuk zgjodhët që ta denonconit këtë fenomen dhe më pas vetë strukturat e shtetit të mund të filtronin një agjent për të kapur këtë fenomen?

Alma K; Atëherë ka qenë për punë investigimi.

Gazetarja: Jeni paguar për këtë punë?

Alma K: Paguar, tani normalisht unë për shkak të hetimeve smund ta them këtë. Por mua më dekonspiruan, në kuptimin që ta dhashë ty për ta parë u bë virale, ti e ruajte e kupton? Se normalisht unë nuk u nisa për të demaskuar veten time.

Gazetarja: Kur e inicuat idenë për të patur një video të tillë për të demaskuar?

Alma K: Përderisa u dekonspirua unë nuk mund të flas më tepër sepse janë hetimet e hapura.

Gazetarja: A jeni mërzitur që nuk ju kanë mbështetur ata që ju dërguar, ndjeheni në faj për situatën ku jeni?

Alma K: Nuk ka lidhje faji, thjesht është një dekonspirim, kaq smund të fajësoj askënd përkundrazi kam shumë respekt (për ata që e kanë punësuar)

Gazetarja: A keni patur kontakte me familjen ose me bashkëshorten e zotit Gjici, a keni tentuar?

Alma K: Jo  absolutisht, nuk kam arsye të mbaj kontakte. Të thashë nëse nnuk do ishte Alma do ishte dikush tjetër, atij i ishin vënë sepse e dinin, edhe thashetheme sepse Kukësi nuk është ndonjë qytet i madh  që nuk bie në sy.

Gazetarja: Gjithmonë aq informacion sa mund të japësh, është qarkulluar dhe ideja që është paguar një gjobë e majme për këtë video për të mos u publikuar?

Alma K: Po dolën 500 thashetheme kshu që unë nuk di gjë?

Gazetarja: Cfarë komenti ke kjo video u bë falas, u bë thjesht për idealizëm?

Alma K: Dëgjo u bë falas, kjo pyetja që më drejton sikur u bë falas, duket sikur i jemi vënë atij për ti vënë një gjobë. Absolutisht, unë kam qenë e punësuar diku edhe kaq. Dekonspiroi nga një pakujdesi dhe nuk u bë as për ti vënë gjobë, as për të paguar askush.

Alma K: E rëndësishme është që të zhduket fenomeni i korrupsionit, që dmth nëse një femër shkon për një vend pune, nuk marrim vetëm anën seksuale. Këtu nëse nuk jep lekë, nëse ske të njohur nuk mund të fillosh në një vend pune. Korrupsioni hyn gjithkund.

Etiketa: Alma K.Kryesore1Safet Gjicivideo

Lajme të lidhura

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve
Aktualitet

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26
Para
Zjarri në fshatrat e Fierit/ Identifikohen 9 autorët, 5 u arrestuan

Zjarri në fshatrat e Fierit/ Identifikohen 9 autorët, 5 u arrestuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com