GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga jetesa e vështirë te vdekja, dëshmia e familjarëve dhe e shokut, detajet e reja për Aldi Ramën

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga jetesa e vështirë te vdekja, dëshmia e familjarëve dhe e shokut, detajet e reja për Aldi Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia e jetës së Aldi Ramës, nga braktisja e prindërve deri te vetëvrasja

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Hoxha, autori i vrasjes së efektivit të Lezhës, Saimir Hoxhës. I riu ishte i shtruar që nga pasditja e djeshme në spitalin e Traumës pasi u gjet nga forcat e policisë me plagë në kokë, duke qenë se tentoi vetëvrasjen. Menjëherë pas lokalizimit dhe gjetjes së tij, 21-vjeçari u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi në intubim, por si pasojë e plagëve te marra nuk mundi të mbijetonte.

Mjekët nuk mundën të ndërhynë për t’i shpëtuar jetën pasi parametrat e tij jetike ishin shumë të ulëta. Për shkak të plumbit që ka marrë në kokë, pjesa më e madhe e trurit i kishte dalë jashtë funksionit.

Por, kush është Aldi Rama që në moshë kaq të re ngre armën përballë një polici me uniformë. Disa burime bëjnë me dije se ai ishte lindur në Librazhd, por pas divorcit të prindërve ishte rritur nga gjyshi në Lezhë.

Dëshmia e ish-të dashurës dhe gjyshërve

Kur ngjarja e djeshme u transmetuar nga çdo medie, familjarët e Aldit kanë deklaruar se nuk dinin gjë dhe se ishin njoftuar vetëm nga media, por gjyshërit të cilët e rritën kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21-vjeçarit.

Aldi Rama kishte probleme me ligjin që në moshë të mitur. Ai ishte ndaluar për droge nga policia dhe aktualisht po kryente dënimin me shërbim prove.

Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Në rrjetet sociale gjen mjaft foto të tij me armë në duar. Aldi është kallëzuar penalisht nga e dashura e tij, pasi ai e kishte dhunuar fizikisht.

Në një kallëzim bërë nga ish-e dashura e tij, ajo deklaronte se Aldi Rama i kishte marrë telefonin dhe i kërkonte 50 euro që t’ja kthente.

Sipas policisë ato kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, kanë pirë hashash. I pandehuri më pas ka goditur me shuplakë dhe grushte disa herë, deri sa kanë ndërhyrë shokët e tij. Më tej e reja ka deklaruar se i pandehuri e ka nxitur dhe detyruar që të konsumonte hashash, e ka kërcënuar dhe shantazhuar më pas ndërmjet fotove. Ai ka pranuar se e ka qëlluar të dashurën, për arsye se nuk i pëlqente çfarë kishte parë në telefonin e saj. Por çështja për këtë u pushua nga gjykata dhe ai u dënua 3 muaj vetëm për vjedhje.

Dëshmia e shokut të Aldi Ramës

Shoku i ngushtë i Aldi Ramës ka rrëfyer një version kontradiktor të ngjarjes, me hetimet që janë bërë deri tani. Ai është shprehur se nuk beson se Rama ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka treguar se për 21-vjecarin gjërat nuk kanë qenë të thjeshta, ndërsa prindit ishin të divorcuar dhe i ati i dënuar përjetë në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një krim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek.

Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

Etiketa: aldi ramaVrasje

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Shënoi golin e parë me parisienët, Messi: Isha i dëshpëruar

Shënoi golin e parë me parisienët, Messi: Isha i dëshpëruar

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com